Jeni pa dokumente, por keni gjetur një kontratë pune. Si ta kuptoni dhe përdorni qarkoren « Valls » ? Kush përfiton dhe dokumentet që ju duhen në dosje.
Disa kohë më parë, botuam një artikull që shpjegonte ku mund të gjendej në linjë lista e profesioneve të hapura për punësimin e të huajve në Francë dhe pse ajo është shumë e rëndësishme për t’u përdorur si një busull orientimi për të patur punësim dhe qendrim te rregullt ne baze te ligjit. Sot, do të shkojmë pak më larg: do të shohim sesi mund të përdorni punësimin në Francë për të qendruar ligjërisht në këtë vend.
Cili është skenari ?
Zyrtarisht, kemi të bëjmë me “ligjësimin e të huajve përmes punësimit”, në frëngjisht « la régularisation d'un étranger par le travail”. Bëhet fjalë për të huajt shtetas të një vendi jashtë Bashkimit Europian, Zonës Europiane Ekonomike apo Konfederatës Zviceriane. Sipas faqes zyrtare në internet të administrates publike franceze ai « mund të pajiset, përmes pranimit të jashtëzakonshëm, me një dokument qendrimi titulluar « i punësuar »- në frëngjisht salarié » ose « punonjës i përkohshëm » – në frëngjisht « travailleur temporaire ».1 Thënë thjesht, skenari është ky: ende nuk jeni pajisur me dokumente të rregullta qendrimi edhe pse keni vite që jetoni ne France. Por, më në fund, keni gjetur një punëdhënës që është gati t’ju ofrojë një premtim ose një kontratë pune. Eshtë një skenar sa i përveçëm, aq edhe i përgjithshëm për qindra mijëra emigrantë që kanë ardhur në Francë nga vende jashtë Bashkimit European dhe Zvicrës. Mes tyre dhjetëra mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Ata përbëjnë ndër grupet më të varfëra dhe te ndjeshme në lidhje me nevojat sociale, financiare, ligjore etj. Mos harroni që, nëse profesioni i propozuar gjendet në listën e mësipërme të profesioneve të hapura për të huajt, keni më shumë mundësi për një përgjigje pohuese per pajisjen me leje qendrimi dhe pune. E për të dalë, keshtu, nga cikli i varfërisë. Por, së pari, të shpjegojmë konteksin e e këtij procesi.
Si ta kuptoni e ta përdorni qarkoren « Valls » për t’u pajisur me dokumente?
Kjo është një praktikë jo shumë e përdorur nga shteti francez kur vjen puna te ligjësimi i të huajve që nuk janë pajisur me dokumente, edhe pas kalimit të shumë viteve jete në këtë vend. Por kjo praktike po përdoret gjithnjë e më shumë përballë mungesës së krahut të punës në disa sektorë jetikë në Francë. Si dhe për shkak të presionit të shoqërisë civile që ka argumentuar dhe vazhdon të argumentojë me studime dhe fakte se shumica e të huajve pa letra (të njohur në Francë si “les sans papiers”), që llogariten të jenë rreth 400 000 – 765 0002, jo vetëm që në të vërtetë punojnë (në të zezë) dhe nuk përfitojnë financiarisht nga sistemi i ndihmave shoqërore, por edhe kontribuojnë në Francë duke paguar taksa, duke derdhur kontribute shoqërore, duke kryer punë të madhe vullnetare etj. Gjithsesi, për fat të keq, ata nuk nuk përfitojnë shume te drejta si dhe nga shërbimet shoqërore, për shkak se nuk e kanë të ligjëruar qendrimin në Francë. Eshtë kërkuar pra që i gjithë ky kontribut të njihet si një fakt, një kriter ligjor dhe t’i jepet një mundësi. « …Kjo është tema e luftës së udhëhequr nga kolektivi "Kundër shantazhit të kontributeve ndaj punëtorëve pa dokumente", ku bën pjese sindikata Finances Solidaires Publiques dhe Gisti, që denoncon klandestinitetin dhe mospërfitimin e shumicës së të drejtave shoqërore në të cilat vendosen njerëz megjithëse paguajnë sigurime dhe taksa »3, deklaron shoqata GISTI (Grupimi për Informimin dhe Shoqërimin e Emigrantëve).
Një farë mundësie i është dhënë nëpërmjet një procedure që, ligjërisht, njihet si « pranim i jashtëzakonshëm qendrimi ». Në frëngjisht termi është“admission exceptionnelle au sejour”. Pra, nuk bëhet fjalë për diçka të përgjithshme, por për trajtim të veçantë, rast pas rasti. Siç do ta kuptoni më poshtë, nuk është një ligj i mirëilltë i cili sjell automatikisht ligjerimin edhe nëse emigrant i përmbush të gjitha kriteret. Eshtë një qarkore. Me karakter orientues, propozues, dhe jo detyrues.
Më saktë, përvec Kodit të Punës dhe Kodit të Hyrjes, Qendrimit dhe të Drejtës së Azilit të të Huajve në Francë (njohur zyrtarisht si CESEDA), baza ligjore mbi të cilën orientohet ky pranim i jashtëzakonshëm qendrimi është një dokument që njihet si “qarkorja Valls”4që mund ta lexoni të plotë e ta shkarkoni këtu, në frëngjisht. Ajo ka marrë mbiemrin e ministrit të brendshëm francez, Manuel Valls, që e propozoi në 28 nëntor 2012 për “ një marrje në shqyrtim të drejtë të disa të vërtetave njerëzore”. Kjo qarkore nuk është imponuese ndaj strukturaveve shtetërore, por thjesht propozuese, orientuese. Në fund të fundit, fuqia vendimmarrëse i takon prefekturës, më saktë vullnetit të prefektit, i cili nuk është i detyruar të japë një përgjigje pohuese edhe pse i huaji mund të ketë përgatitur një dosje ku dëshmon se i përmbush të gjitha kriteret.
I sqaroj të gjitha këto pasi takoj shumë shpesh emigrantë të cilët ose mendojnë që e kanë të sigurt ligjësimin në Francë meqë i përmbushin të gjitha kriteret e cituara, sipas situatave te caktura parashikuar nga qarkorja Valls, ose që, pasi e kanë dorëzuar një ose dy herë dosjen e tyre në prefekturë në përputhje me këtë qarkore, kanë marrë përgjigje negative e nuk kanë më shpresë.
Në të dyja rastet, zhgënjimi është i madh, shumë shkurajues, deri në pikën ku emigrantët nuk vazhdojnë me të përgatisin e të depozitojnë dosje në prefekturë. Duke humbur kështu mundësinë për t’u bërë pjesë e e ligjshme e shoqërisë franceze, edhe pse kontribuojnë për zhvillimin e saj me punë të vyer vullnetare, me kontribute shoqërore, taksa etj. Duhet kuptuar që qarkorja Valls nuk është detyruese për prefekturën dhe, në një çast të caktuar, për arsye nga më të ndryshmet, prefekti mund të përgjigjet jo. Kryesorja në gjithë këtë proces ligjësimi, goxha emocionues dhe i vështirë, por shpesh e vetmja rrugëdalje për ata që jetojnë pa dokumente të rregullta në France, është të vazhdojnë të përpiqen ta pasurojnë me dokumente të reja dosjen dhe të mos heqin dorë nga kërkesa për t’u ligjëruar e për të jetuar me dinjitet.
Në artikullin e rradhës, shpjegoj më qartë kriteret, dokumentet, vendin ku depozitohet dosja si dhe mund të gjeni e të shkarkoni një formular shumë të rëndësishëm për ju : formularin CERFA 15186-03, i cili luan rolin e premtimit të punës (në rast se nuk ju është propozuar një kontratë pune) dhe mund të mbushet vetëm nga punëdhënësi juaj.
Burimet
1 Faqja zyrtare ne internet e administrates franceze. (Janar 2022).
https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/F16053
2 L’Ouest France. (21.11.2021). La France compte « 600 000 à 700 000 » sans-papiers, selon Gérald Darmanin
3GISTI. (Korrik 2022). LES NOTES PRATIQUES. Sans-papiers et impôts : pourquoi et comment déclarer ses revenus
http://www.gisti.org/spip.php?article5070#tele
4Légifrance. Conditions d'examen des demandes d'admission au séjour déposées par des ressortissants étrangers en situation irrégulière dans le cadre des dispositions du code de l'entrée et du séjour des étrangers et du droit d'asile. https://www.legifrance.gouv.fr/download/pdf/circ?id=44486
* Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migracioni, të rinjtë dhe interneti - 2", me mbështetjen financiare të Agjensisë Franceze të Zhvillimit (AFD), të Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) si dhe me mbështetjen e shoqatës AMI-PLUS. Burimet e informacionit citohen dhe, kur jepet një mendim vetjak, kjo gjë angazhon vetëm autoren, Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e lartpërmendura ”.
Mirmbrema Kemi 10 vite e gjysem ne punoj rregullisht n 3 vjet i kisha me malaidie me te drejte pune,e me vone ma hoqen maladie, me dhane carte séjour 6 mois pastaj mi hoqen prap ld dhane kiten bashke me bashkeshortin ,moren avocat ,beri dosje exceptionnel prap me dhane kiten duke ditur qe punoj me contrat CDI pa pushime, se di se cfar ndodhe le keto préfectura ,i paguaj te gjitha taksat ,me shtepi drita ectJu lutemi na ndihmoni si te veprojme 5 vjete pune dhe acola vazhdon pa carte séjour. Ju faleminderit shume.
Hello there I am so happy I found your blog page, I
really found you by error, while I was looking on Digg for something else, Anyways I am here now and would just like to
say kudos for a fantastic post and a all round thrilling
blog (I also love the theme/design), I don’t have time to browse it all at the minute
but I have bookmarked it and also added your RSS feeds,
so when I have time I will be back to read more, Please do keep up the great jo.
I like the valuable info you provide in your articles.
I’ll bookmark your blog and check again here frequently. I’m quite certain I will learn plenty of new stuff right here!
Best of luck for the next!
Excellent article. I definitely love this website. Keep it up!
Asking questions are truly nice thing if you
are not understanding something fully, but this piece
of writing gives fastidious understanding even.