Nëse profesioni juaj gjendet në të, do ta keni më të lehtë të gjeni një punë në Francë. Kjo do të thotë se nevojat tejkalojnë ofertën e tregut vendas të punës. Nga ana tjetër, kur aplikoni ligjërisht për një leje pune (nëse jeni jashtë Francës, por edhe nëse jeni brenda por pa leje qëndrimi), do të keni më shumë mundësi për t’u pajisur me një të tillë.
Ka disa profesione në Francë të cilët u japin më shumë mundësi punësimi të huajve me origjinë jashtë vendeve të Be-së, Zonës Ekonomike Europiane dhe jashtë Konfederatës së Zvicrës. Që nga viti 2008, me vendim qeverie, këta sektorë që quhen ndryshe edhe « nën tension » janë përmbledhur në një listë të posaçme. Ajo njihet gjerësisht dhe zyrtarisht si « lista e profesioneve të hapura për të huajt » dhe përmbledh dhjetëra profesione të grupuara në 30 familje të mëdha. Lista ofron një pamje, në mos të plotë, disi më të qartë të kërkesave për krahë pune në Francë të hapura ndaj të huajve.
Përse është e rëndësishme ?
Sepse, së pari, do ta keni më të lehtë të punësoheni në Francë. Nëse profesioni juaj gjendet në këtë listë, kjo do të thotë që nevoja për të punësuar tejkalon ofertën e vendasve. Dhe së dyti, kur të kërkoni ligjërisht një autorizim pune (nëse jeni jashtë Francës, por edhe nëse jeni brenda, por pa leje qendrimi), do të keni më shumë mundësi të pajiseni me një të tillë. Përse ? Expat.com1 e shpjegon shumë mirë rëndësinë dhe logjikën e punësimit të të huajve në Francë : “Për të punuar në Francë, një i huaj që nuk është shtetas i Bashkimit Evropian ose i Zonës Ekonomike Evropiane duhet të ketë një leje pune. Nëse nuk e ka ende një të tillë, mund të aplikojë në administratën franceze. Për këtë, ai duhet të ketë gjetur një punëdhënës me të cilin nënshkruan një premtim punësimi. Si ai, si punëdhënësi, duhet t'u përmbahen kushteve dhe të ofrojnë një sërë dokumentesh. Ndër këto kushte është edhe "kundërshtueshmëria e situatës së punësimit". Kjo do të thotë se punëdhënësi duhet t'i provojë administratës franceze se nuk ka gjetur asnjë punëkërkues "tashmë të pranishëm në tregun francez të punës" të aftë për të plotësuar pozicionin dhe se vetëm ky punonjës i huaj mund ta bëjë këtë. Franca aktualisht po përjeton një shkallë të lartë papunësie , shpeshherë është e vështirë të vërtetohet se vetëm një person i caktuar mund të mbajë një punë të caktuar. Megjithatë, marrja në punë e një punonjësi të huaj për një pozicion të listuar në listën në fjalë, nuk i nënshtrohet këtij detyrimi për të respektuar kundërshtueshmërinë e situatës së punësimit. Procedurat e aplikimit për leje pune dhe përgatitja e dosjes përkatëse janë pra më të lehta”.
Lista ju ndihmon të drejtoheni më mirë në projektin tuaj të punësimit, sipas nevojave të rajoneve të ndryshme të Francës. Në këtë mënyrë do të mund të kërkoni punë më saktësisht.
Por kini parasysh : nëse nuk keni gjetur një punësues që është gati t’ju firmosë një premtim pune, fakti që profesioni juaj ndodhet në këtë listë nuk ju ndihmon. Duhet të gjeni patjetër dikë që është gati t’ju punësojë dhe të kryejë të gjithë procedurat e nevojshme. Gjithsesi, lista ju ndihmon që të orientoheni më mirë me projektin tuaj të punësimit, drejt zonës së duhur në Francë. Në këtë mënyrë, do të mund të kërkoni punë më saktësisht.
A e dini se ?
Përpos rëndësisë së saj për të rregulluar dhe ndihmuar tregun e punës në Francë, lista për pak u përgjysmua vetëm 3 vjet pas ardhjes në jetë në janar 2008 . Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë në gusht 2011, i cili e çoi numrin e familjeve të profesioneve të hapura ndaj të huajve nga 30 në 14. Ideja, e shprehur zyrtarisht nga ministri francez i brendshëm në atë kohë, ishte pakësimi i emigrimit profesional të ligjshëm në Francë. Sipas gazetës Le Monde2, , "në prill, Ministri i Brendshëm, Claude Guéant, shprehte dëshirën "për të reduktuar imigracionin e ligjshëm lidhur me punësimin". Qeveria donte të përgjysmonte numrin e lejeve të punës që u jepeshin të huajve në territorin francez. Për të arritur këtë objektiv, ministritë e Brendshme dhe ato të Punës sapo i kanë dërguar sindikatave një projekt-dekret që krijon listën e re të vendeve të punës “në tension”, të hapur për të huajt që nuk janë shtetas të Bashkimit Europian. Pra, kjo listë e re do të përgjysmohet në krahasim me atë të vitit 2008”.
Marangozë, muratorë, punëtorë ndërtimi. Nevoja për profesionin e elektricistit dhe shoferit të kamionëve të transportit është e kudogjendur. Por ka edhe mundësi punësimi si topograf, paramjekësor, dizenjues elektrik dhe elektronik, inxhinier dhe specialist telekomunikacioni, teknikë të ndryshëm, menaxher projektesh informatike etj.
Në gusht 2011, ky propozim u kthye në një vendim qeverie. Por sindikatat, që në krye të herës dyshuese ndaj propozimit, lëvizën shumë shpejt. Njëra prej tyre, CGT, (Confédération générale du travail) e kundërshtoi vendimin e qeverisë para Këshillit të Shtetit, duke hapur një proces gjëyqësor. Këshilli i shtetit i dha të drejtë dhe, pas rreth një viti, në dhjetor 2012, vendosi anulimin e vendimit të qeverisë. E sigurisht, kthimin në fuqi të vendimit të vitit 2008. Këtu mund të gjeni vendimin e plotë të Këshillit të Shtetit3, se trouve ici, në frëngjisht.
Cilat profesione? Lista sipas rajoneve të Francës
Por të kthehemi tek lista në fjalë. Versioni i saj i përditësuar së fundmi gjendet këtu4. Për të dhëna më të sakta dhe të hpllësishme, përdorni kodin e secilës familje profesionesh, që gjendet në kolonën e fundme të tabelës, djathtas.
Siç mund të shihni që në përgjithësi, profesionet nën tension janë në përgjithësi ato që kanë nevojë për punë të mirëfilltë krahu. Zdrukthëtarë, muratorë, punëtorë ndërtimi apo mbikqyrës në ndërtim, punonjës në bujqësi apo blegtori, bravaxhinj, mekanicienë , punonjës shërbimi. Nevoja për profesionin e elektriçistit dhe atë të shoferit për kamionët e mëdhenj transportues është thuajse të kudogjendur. Por në disa rajone të Francës nuk mungojnë edhe mundësitë e punësimit si gjeometër, punonjës paramjekësorë, dezinjator në eletricitet dhe në elektronikë, inxhinier dhe specialist telekomi, teknicienë të ndryshëm, shef projekti në informatikë etj.
Rèferencès:
1 Expat.com (2011). Listes des métiers ouverts aux étrangers. Quel impact sur les possibilités de travail en France ?
2. Le Monde (2011). La liste des métiers ouverts aux étrangers réduite de moitié.
3 Légifrance (2021). Conseil d’État, 2ème et 7ème sous-sections réunies, 26/12/2012, 353288, Inédit au recueil Lebon.
https://www.legifrance.gouv.fr/ceta/id/CETATEXT000026837508/
4 Légifrance (2021). Arrêté du 1er avril 2021 relatif à la délivrance, sans opposition de la situation de l’emploi, des autorisations de travail aux étrangers non ressortissants d’un Etat membre de l’Union européenne, d’un autre Etat partie à l’Espace économique européen ou de la Confédération suisse
https://www.legifrance.gouv.fr/jorf/id/JORFTEXT000043317444
* Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në nancy@oxfamfrance.org. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.