OFFI -Firmosja e marrjes përsipër: Strehimi dhe paratë

Cfarë duhet të keni parasysh para se të firmosni ofertën e OFFI-t? Në çdo rast, propozimet për t’ju çuar në një zonë tjetër duhet të mbajnë parasysh gjendjen tuaj vetjake dhe familjare ndaj mos ngurroni të shpreheni lirshëm para oficerit.

Ndodhemi gjithnjë te GUDA: Pasi mbaroni me shërbimet e prefekturës, do t’ju kërkohet të kaloni tek ato të OFFi-it ku do të trajtohen të tjera çështje : ato të kushteve materiale të pritjes, që në zhargonin zyrtar njihen si CMA. Bëhet fjalë më saktësisht për strehimin, kuotën financiare të kërkuesit të azilit, adresën postare, marrjen përsipër të situatave vulnerable (të ndjeshme). OFFI është një institucion që varet nga Ministria e Brendshme Franceze.

Kini kujdes : OFFI do t’ju propozojë të firmosni ofertën e marrjes tuaj përsipër nga ana e tij (formularin e së cilës mund ta gjeni këtu « l’offre de prise en charge »1, në mënyrë që të mund të përfitoni strehimin dhe kuotën financiare mbështetëse.

Pa këtë firmosje, nuk mund t’i merrni këto shërbime. Ky propozim është i përgjithshëm pra, nëse nuk pranoni një nga pjesët e ofertës, nuk do të keni të drejtë për asnjë nga shërbimet e tjera.

Pa këtë firmosje, nuk mund t’i merrni këto shërbime. Ky propozim është i përgjithshëm pra, nëse nuk pranoni një nga pjesët e ofertës, nuk do të keni të drejtë për asnjë nga shërbimet e tjera.

Por ana ana tjetër, firma ju vë nën disa detyrime : Kur firmosni këtë ofertë, kjo nënkupton edhe që OFFI mund t’ju dërgojë në një rajon tjetër për të banuar, pa ju dhënë domosdoshmërisht strehim të posaçëm (në këtë rast, normalisht ju propozohet një ndihmë financiare, por ajo mund të jetë e pamjaftueshme për të përballuar qeranë).

 Pse mund të ndodhë një gjë e tillë, pra pse mund të çoheni në një rajon tjetër ? Sipas shoqatës Gisti2 (korrik 2021), një shoqatë avokatësh dhe juristësh në fushën e emigracionit, « ligji ka krijuar një Plan Kombëtar Pritjeje për Azilkërkuesit i cili përcakton kapacitetet pritëse të secilit rajon. Nëse, në rajonin ku jetoni, numri i azilkërkuesve që do të pranohen tejkalon numrin e caktuar nga Plani Kombëtar i Pritjes, ju mund të referoheni në një rajon tjetër në të cilin ju kërkohet të banoni për kohën e rishikimit të kërkesës suaj. Nuk do të jetë e mundur të largoheni nga ky rajon pa lejen e OFFI-t ».

Në çdo rast, propozimet për t’ju çuar në një zonë tjetër duhet të mbajnë parasysh gjendjen tuaj vetjake dhe familjare ndaj mos ngurroni të shpreheni lirshëm para oficerit të OFFI-it në lidhje me arsyet që ju shtyjnë të kërkoni banim apo të qendroni në një zonë të caktuar.

Por ana ana tjetër, firma ju vë nën disa detyrime : Kur firmosni këtë ofertë, kjo nënkupton edhe që OFFI mund t’ju dërgojë në një rajon tjetër për të banuar, pa ju dhënë domosdoshmërisht strehim të posaçëm.

Ndërsa gjendeni te GUDA, ju do të priteni në një takim/intervistë vetjake për të parë nëse jeni një kërkues azili në gjendje vulnerable, të ndjeshme : Ndoshta keni një aftësi të kufizuar ose keni një sëmundje, mund të jeni një femër shtatzanë etj. Në këto raste, dijeni se ligji ju njeh si prioritarë për t’ju ofruar një strehim të posaçëm dhe të përshtatur. Nëse gjatë kësaj interviste ju nuk jeni në një gjendje të ndjeshme, por bëheni më vonë, ndërsa ndodheni në procedurën e kërkimit të azilit në Francë, ju keni të drejtë në çdo çast të lidheni me OFFI-n e prefekturës ku banoni dhe t’i bëni të njohur gjendjen tuaj.

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet

1Gisti, (korrik 2021).

https://www.gisti.org/IMG/pdf/offre_prise_charge.pdf

Gisti, ( korrik 2021). Demander l’asile en France.

https://www.gisti.org/spip.php?article5116

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në nancy@oxfamfrance.org. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian