Partneri yne asosiativ

Në maj 2022, nënshkruam një marrëveshje partneriteti me shoqëruesen tonë, AMI-PLUS, një shoqatë franceze, nën Ligjin 1901. E kemi vënë këtë platformë informimi në dispozicion të tyre, pa pagesë, duke ofruar gjithashtu të gjithë asistencën teknike dhe mirëmbajtjen e nevojshme. Pse? Sepse thjesht ndajmë së bashku të njëjtin mision, të njëjtën filozofi: Informacion falas, i lehtë për t'u kuptuar nga përdoruesit, i verifikuar dhe në shumë gjuhë, për migrantët që jetojnë në Francë e që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian. Vlerat dhe misionet e tjera të përbashkëta? Rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe luftimi paqësor i gjuhës së urrejtjes mbi migrantët dhe migracionin.

ELDA SPAHO BLETA
fondatrice

Komunikimi në emër të çështjeve shoqërore është pasioni i saj më i madh profesional. Elda punon si gazetare që prej 19 vitesh, me artikuj në shumë media në Shqipëri, Maqedoni dhe në Francë (Courrier International, Courrier des Balkans), në fushën shoqërore dhe ekonomike. Përveç gazetarisë, në vitin 2012 ajo nisi punën me organizata të ndryshme ndërkombëtare në Shqipëri e Kosovë (Oxfam, World Vision) në fushat e angazhimit qytetar dhe institucional, të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, pavarësisë ekonomike të grave dhe të rinjve, 

 marrëdhenieve me median tradicionale dhe ato online, komunikimit masiv dhe atij të personalizuar, të strategjive të komunikimit dhe të advokacisë, të fushatave lokale, kombëtare dhe globale, marketingut social. Ajo ka trajnuar qindra të rinj, gra, kolegë dhe punonjës të administratës në fushën e të drejtave të njeriut dhe komunikimit në Shqipëri dhe në Kosovë. E mbërritur në Francë në 2017, bashkë më bashkëshortin dhe dy fëmijët, Elda vazhdon përfshirjen e përditshme në Nancy e Meurthe-et-Moselle, në mënyë të pavarur ose përmes organizatave ku bën pjesë (Secours Catholique France-Caritas, Oxfam France, Resto du Couer etj), sidomos në çështjet e emigracionit. Ajo është e diplomuar në gazetari/shkenca komunikimi dhe ka një Master 2 në ekonomi/ marketing.

Igli Bleta
co-fondateur

Përdorimi i teknologjisë së informacionit në shërbim të njerëzve dhe institucioneve dhe lehtësimi i komunikimit online mes tyre është një nga devizat e tij më të forta profesionale. Igli punon si dizajner profesionist e fuqizues platformash online që nga viti 2001, fillimisht në Shqipëri dhe pastaj në Francë, ku mbërriti në vitin 2017, bashkë me Eldën dhe 2 fëmijët e tyre. Ai është gjerësisht i përfshirë në ndihmën e njerëzve më në nevojë në Nancy, kryesisht me fushatat e ushqimit të Armee du Salut dhe Resto du Couer.

Përvec tyre, Igli bën pjesë në rrjetin associativ Welcome i cili përpiqet të gjejë zgjidhje strehimi për emigrantët e sapombërritur në Nancy. Anëtar i Federatës Franceze të Shahut që në 2017, ai merr pjesë vazhdimisht nëpër turnetë dhe aktivitetet e ndryshme sensibilizuese që zhvillohen në këtë fushë në departamentin e Meurthe-et-Moselle. Igli ka studiuar informatikë dhe menaxim biznesi si dhe është duke përfunduar një Master 2 në SHBA, në fushën e menaxhimit.

JEAN PAUL MOUROT
trésorier d'AMI-PLUS

Pasi zgjodha që 20 vjeç statusin e të vetë-punësuarit, pata mundësinë të ushtroj profesione të ndryshme, (VRP, agjent tregtar dhe menaxher) për një periudhë prej 10 vjetësh. Në vitin 1993, u bëra instruktor i ateliesë në një ESAT (Ndërmarrje e Shërbimit të Ndihmës në Punë), për njerëzit me aftësi të kufizuara shqisore, gjë që zgjoi një vetëdije të vërtetë për mua. Ndërkaq aktor në zhvillimin kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e prodhimit të shkopinjve për njerëzit me aftësi të kufizuara në të parë, tashmë për mua ishte vendosur toni për të eksploruar mundësitë e ofruara nga Ekonomia Sociale dhe Solidare. Sidoqoftë, kalimi nga një ndërmarrje në statusin e punonjësit të një strukture medico-sociale nuk mund të bëhej pa trajnim paraprak.

Pas kthimit nga ky trajnim, në Kanada, si pjesë e një leje individuale, zbulimi i filozofisë së "Edukimit për Qytetarinë" i bëri jehonë të plotë arsimimit dhe karrierës time profesionale. Një disertacion mbi "mjediset e mbyllura ndaj mjediseve të hapura", në sajë të tezës së dishepujve të Prof. DESCOLA mbi varkëtarët e Maronit, si dhe leximeve të punimeve të ndryshme (Fabrika e të përjashtuarve - J. MAISONDIEU, Vuajtja në Francë - C. DESJOURS ose Ideologjia dhe Utopia - P. RICOEU), do të konsolidonte bazën time teorike, asnjëherë larg filozofisë së arsimimit popullor. Mjedisi asociativ, ku unë kisha mbajtur tashmë pozicione të ndryshme si sekretar dhe arkëtar, do të më çonte në 2006 drejt Oxfam France. Fillimisht si koordinator i Grupit Lokal të Nancy, pastaj si administrator i tij gjatë 6 viteve të fundit.

Jacqueline Pierson
secrétaire d'AMI-PLUS

Shumë njerëz në Nancy dhe rrethinat e tij kanë ndjekur emisionet e saj në radio dhe në televizion, për vite me rradhë. Dhe Jacqueline Pierson është gjithmonë "on air", e gjallë dhe frymëzuese. Me sa duket, ajo ka qenë gjithmonë kështu: "E pasionuar që në moshën 9- vjeçare pas shkrimit të pjesëve të shkurtra teatrale, të cilat viheshin në skenë nga fëmijët e lagjes, nën udhëheqjen time, më pas i orientova zgjedhjet e mia drejt komunikimit, raportimit, drejtimit të debateve publike, dhe më vonë drejt trainimit profesional në fushën e burimeve njerëzore dhe komunikimit. Tani e dalë në pension, asnjë libër, asnjë revistë nuk mund të kalojë para syve të mi ..... pa u gllabëruar ".

Pascale Mourot
présidente d'AMI-PLUS

Duke dashur që në moshë të vogël të orientohem drejt një profesioni që kishte lidhje me fëmijët, unë zgjodha të studioj infermierinë në Psikiatri. Për 18 vite me rradhë, punova në psikiatrinë e fëmijëve dhe ishte një përvojë profesionale e pasur me mësime mbi marrëdhënien e ndihmës dhe teknikat e kujdesit. Më mësoi përulësinë dhe nevojën për të punuar në pasiguri, çdo ditë. Në të vërtetë, "kujdesi" në psikiatri nuk lejon një përgjigje të shpejtë dhe universale. Kërkon të ecësh me personin në krah dhe jo në vend të tij. Puna vetjake, pyetjet e vazhdueshme dhe kërkimi i largësisë së duhur nga personi që trajtohet më kanë lejuar të përqendrohem në nevojat dhe burimet e tyre të brendshme. Pastaj kalova drejt profesionit të ekzekutivit në kujdesint shëndetësor. Trajnimi i ekipeve dhe pjesëmarrja në projekte të ndryshme brenda spitalit më mësuan më shumë rreth marrëdhënieve njerëzore. Kënaqësia ime e madhe ka qenë promovimi i kolektivit në punë, në spital dhe me shumë partnerë në qytet. E angazhuar me Oxfam France, unë jam një anëtare aktive e grupit lokal të Nancy, e mobilizuar në advokaci dhe në informimin e qytetarëve mbi padrejtësitë shoqërore dhe varfërinë.

sqAlbanian