Refugjatët; sa ia dalin të vijnë në Bashkimin European ?*

Shifrat e njerëzve që u ikin luftërave dhe përplasjeve të armatosura, janë më të larta se kurrë. Por, në 2021, para luftës në Ukrainë, në BE gjendeshin më pak 10% e refugjatëve në nivel botëror. Në gjurmët e mitit të një «Europe krahëhapur” dhe shifrave të vetë Këshillit European dhe Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.

 Në 2019, në përpjekje për t’i folur logjikës së opinionit publik francez dhe evropian, Vincent Cochetel, i dërguari i posaçëm i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), deklaronte për gazetën franceze La CROIX: Duhet të thyejmë mitin sipas te cilit të gjithë refugjatët duan të vijnë në Evropë: 85% e tyre, në mbarë botën, gjenden në vendet e ku kanë kërkuar azil për herë të parë, të cilat janë fqinje me vendin e tyre të origjinës”.

“Shumica e refugjatëve duan të vijnë dhe vijnë në Bashkimin Europian”, është aktualisht një nga mitet më të njohura që qarkullon në opinionin publik, në media dhe në diskutimet politike në BE. E shoqëruar me terma të fortë si “pushtim “, “valë përmbytjeje” etj, ky mit ka ngjallur frikë dhe besohet lehtësisht, pavarësisht faktit që vetëm 0,6 % e popullsisë në BE-së përbëhej nga refugjatë, në fund të 2021. Një nga më të ulëtat në botë.

Por ç‘thonë më saktësisht shifrat?

Sa refugjatë ka në BE ?

Gjendja është prej më shumë se dy dekadash mëse dramatike. Që në vitin 2020, para luftës së Ukrainës, numri i njerëzve që kishin kaluar një kufi ndërkombëtar për t’u strehuar në një vend të ndryshëm nga ai i lindjes për shkak të një lufte apo konflikti të përgjakshëm (përkufizimi zyrtar i termit « refugjat »), ishte më i larti i rregjistruar. “Në fund të 2020, kishte një numër të përgjithshëm prej 26.4 milion refugjatësh, më i larti i rregjistruar”1, -thuhet në raportin e fundit të IOM (Organizata Botërore për Migracionin), botuar ne 2022.

Një vit më vonë, në 2021, shifrat dhe gjendja e refugjatëve u bënë edhe më dramatike, me një shtesë prej 700 000 personash. Sipas Këshillit Europian, « bazuar në të dhënat e ofruara nga UNHCR, në fund të vitit 2021 kishte 27.1 milionë refugjatë në mbarë botën.

53.2 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit (për shkak të konfliktit ose dhunës)2 ».

Pavarësisht gjithë kësaj, BE-ja mbeti një fortesë e paprekshme.

Ndryshe nga miti sipas te cilit shumica e refugjatëve vinin drejt saj, shifrat tregonin tjetër gjë: jo vetëm që BE kërkohej dhe mbërrihej nga një numër modest refugjatësh, por edhe qe grupimi më i fuqishëm ekonomik i botës bën shumë pak përpjekje për t’i pranuar dhe strehuar. 

“Për t'u mbajtuar parasysh: në fund të vitit 2021, më pak se 10% e të gjithë refugjatëve në mbarë botën dhe vetëm një pjesë e njerëzve të zhvendosur, jetonin në BE. Refugjatët përbënin 0.6% të popullsisë së përgjithshme të BE-së”2, - deklaron Këshilli Evropian në faqen e vet të internetit.

“Fluksi masiv” i refugjatëve është një mit me efekte perverse”, - thotë Robin Stünzi, kërkues dhe doktorant në Qendrën e Migracionit Unine (Universiteti i Neuchâtel, Zvicër).

Miti i një Evrope krahëhapur!
Shumica e refugjatëve vijnë në Bashkimin Evropian!

E vërteta:
Në vitin 2020:
73% e refugjatëve : u strehuan në vendet e tyre fqinje, sipas raportit të IOM. *
3.6 milionë refugjatë : Turqia ishte vendi më i madh pritës në botë, për të pestin vit radhazi.
10 vendet kryesore pritëse :Fqinji tjetër i Sirisë, Libani, pason listën e vendeve që pritën më shumë refugjatë, ndjekur nga Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit. Uganda, Gjermania, Sudani, Bangladeshi dhe Etiopia përbëjnë pjesën tjetër, sipas të njëjtit raport.

• Në vitin 2020, sipas Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët:
Vendet më pak të zhvilluara si Bangladeshi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Ruanda, Sudani i Jugut, Sudani, Republika e Shteteve të Bashkuara të Tanzanisë, Uganda dhe Jemeni – pritën 27% të refugjatëve në botë (6.7 milionë).*
* file:///C:/Users/Administrator/Downloads/WMR-2022-FR-CH-2_1.pdf

“Sigurisht, një numër shumë i madh njerëzish mbërritën në Evropë për të kërkuar azil atje në 2014 ... dhe në 2015 ... por ne jemi shumë të verbuar nga eurocentrizmi ynë për t'i vënë këto shifra në perspektivën ndërkombëtare. Gjashtëdhjetë milionë njerëz aktualisht janë zhvendosur me forcë, globalisht, dhe më shumë se 80% e tyre gjendet në vendet në zhvillim e sipër. Ndaj, në të vërtetë, Evropa preket shumë pak nga ky fenomen... Në nivel njerëzor, rezultatet e një politike të tillë janë katastrofike: historia do ta kujtojë që, përgjatë dy dhjetëvjeçarëve, më shumë se 20,000 burra, gra dhe fëmijë e paguan me jetën e tyre për përpjekjen e tyre për të hyrë në territorin evropian”.

Ku rrinë në të vërtetë refugjatët ?

Sipas KE, « ka disa vende që presin një numër shumë të madh refugjatësh». Për më tepër, janë vendet më të varfra ose në zhvillim e sipër ata që vazhdojnë të përballojnë shumicën e kësaj drame njerëzore që luhet hapur, në qiell, në tokë dhe në dete që ka kushtuar mijëra jetë njerëzore.

Për ta kuptuar më qartë gjendjen, ekspertët këshillojnë që numri absolut i refugjatëve që gjenden në një vend të vendoset në raport me popullsinë e përgjithshme dhe me forcën e tij ekonomike. Nëse shohim me kujdes grafikun numër 12, marrë nga faqja zyrtare e KE-së, vende të varfra ose në zhvillim e sipër (si për shembull Libani, Uganda, Sudani etj) kanë një përqindje shumë herë më të lartë të refugjatëve në raport me popullsinë vendasë sesa përqindja e BE-së. Në Liban, kjo përqindje është 12.5, në Sudan 2,5 etj. i vetmi vend i BE-së ku prania e refugjatëve është disi më e lartë se mesatarja e tij prej 0.6%, është Gjermania, me 1.5%. « Sipas UNHCR, vendet më pak të zhvilluara si Bangladeshi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Ruanda, Sudani i Jugut, Sudani, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Uganda dhe Jemeni, pritën 27% të shifrës botërore të refugjatëve (6.7 milionë refugjatë)”1, - thekson raporti I IOM.

Source: HCR
Remarque: le graphique montre les dix pays qui accueillent le plus de réfugiés et l’UE

Për se kjo përqindje kaq e ulët në BE ?

Duke lënë mënjanë analizën e ftohtësisë europiane (përve[ rastit të Gjermanisë) ndaj dramës së refugjatëve, janë këta të fundit që parapëlqejnë të mos largohen shumë nga vendet e tyre të lindjes. "Shumica e refugjatëve nga Afrika dhe Azia nuk vijnë në Evropë, por vendosen në vendet fqinje”, - konfirmojnë të gjitha të dhënat e Këshillit të Europës, IOM dhe UNHCR. Sipas raportit të fundit të IOM (2022), 73% e refugjatëve u strehuan në vendet e tyre fqinje, në 2020. Rreth 3.6 milionë refugjatë, në pjesën dërrmuese sirianë, janë të strehuar në Turqi. Ky i fundit është vendi më i madh pritës i refugjatëve në botë, për të pestin vit radhazi. Listën e 10 vendeve që kanë strehuar numrin më të lartë të refugjatëve e vazhdon fqinji tjetër i Sirisë, Libani, ndjekur nga Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit. Uganda, Gjermania, Sudani, Bangladeshi dhe Etiopia përbëjnë pjesën tjetër, sipas të njëjtit raport.

Références :

*Ky artikull nuk merr në konsideratë shifrat e refugjatëve si pasojë e luftës në Ukrainë (2022), për shkak se këto shifra nuk bënin akoma pjesë në raportet e fundit vjetore, botuar në 2022, të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët).

1 McAuliffe, M. et A. Triandafyllidou (éd.), 2021. Rapport État de la migration dans le monde 2022. Organisation internationale pour les migrations (OIM), Genève.  file:///C:/Users/Administrator/Downloads/WMR-2022-FR-CH-2_1.pdf

2 Site officiel d’Commission européenne. Les immigrants dans la société européenne – Chiffres globaux, janvier 2023.

https://commission.europa.eu/strategy-and-policy/priorities-2019-2024/promoting-our-european-way-life/statistics-migration-europe_en

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migracioni, të rinjtë dhe interneti - 2", me mbështetjen financiare të Agjensisë Franceze të Zhvillimit (AFD), të Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) si dhe me mbështetjen e shoqatës AMI-PLUS. Burimet e informacionit citohen dhe, kur jepet një mendim vetjak, kjo gjë angazhon vetëm autoren, Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e lartpërmendura ”.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights