Filozofia jonë

Mbi 98 milionë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe gjenden në këto çaste larg vendit të tyre. Pra janë emigrantë. Një shifër e paparë, as pas Luftës së Dytë Botërore. Shumica janë gra dhe fëmijë. Ata i ikin luftës, konflikteve, varfërisë, korrupsionit dhe shkojnë drejt një jete më të mirë. Mbërrijnë në vende ku fliten gjuhë të tjera, ku ka të tjera kode komunikimi. 
Një lëvizje njerëzore që nuk ka rreshtur kurrë. Sepse padrejtësitë, por edhe shpresa, nuk kanë rreshtur kurrë. 

-Identifikimi i nevojave për informim i emigrantëve nga vende jashtë BE-së në Francë

  -Zbulim i burimeve zyrtare dhe të besueshme të të dhënave dhe drejtim i emigrantëve drejt tyre

  -Përkthimi i këtyre të dhënave në tre gjuhë të rëndësishme për emigrantët dhe përshtatja në një formë të thjeshtë e miqësore

Shqiptarët përbëjnë një nga grupimet më të mëdha të emigrantëve në Nancy dhe më tej në Grand-Est. Eshtë ende një komunitet i ri. Ndaj është ende i varfër, nuk flet gjerësisht frëngjisht, i pakoordinuar mes anëtarëve të vet dhe me një nivel të lartë papunësie e mungese informimi. Sipas raporteve zyrtare të OFPRA, shqiptarët nga Shqipëria janë ata që kanë aplikuar për azil më shpesh (vendin e parë) në Francë në 2017 (7 630 kërkesa. Ata okupuan vendet e dyta në 2018 (8 261 kërkesa) dhe 2019 ((8 023 kërkesa). Me një histori disi më të vjetër në Francë, shqiptarët e Kosovës gjithashtu kanë figuruar në mesin e kërkuesve më të shpeshtë të azilit për vite me radhë. 

Bashkimi Europian dhe Franca i konsiderojnë Shqipërinë dhe Kosovën si vende të sigurta dhe demokratike ndaj, kërkesat për azil të shqiptarëve që vijnë nga këto dy vende, refuzohen në shkallë të gjerë. Por, kërkimi i azilit zë vendin kryesor mes kërkesave të shqiptarëve në Francë (duhet patur parasysh edhe që politika zyrtare e kësaj të fundit nuk është e hapur ndaj punësimit të të huajve jashtë BE-së). Gjithë ky gërshetim arsyesh, ka sjellë që mijëra shqiptarë, zakonisht të rinj ose familje të reja, të mbërritur sidomos në 5-10 vitet e fundit, të mbeten të parregulluar zyrtarisht dhe mënjanë jetës në Francë. Ata nuk kanë akses në të drejtat dhe shërbimet që mund të marrin me ligj sepse nuk kuptojnë gjuhën dhe kjo i bën të izolohen edhe më tej. Edhe në rastin më të mirë, për atë pjesë tashmë të ligjëruar, izolimi nga informimi ngelet një e vërtetë e madhe sepse, siç shpjegohet më lart, bëhet fjalë për një komunitet të ri emigrantësh, që nuk ka patur kohë dhe mundësi ta njohë e përdorë frëngjishten. 

Eshtë një publik larg informacionit.  

Informim i shpejtë dhe i thjeshtë në shqip, anglisht, frëngjisht dhe zbutje e gjuhës së urrejtjes online 

Filozofia jonë është e thjeshtë; të thyejmë muret e komunikimit. Të jemi solidarë. Të ndërtojmë një komunikim ndihmues, praktik, profesional. Në mënyrë që emigrantët të mund të kuptojnë të drejtat e tyre, por edhe rregullat dhe ligjet franceze. Në mënyrë që emigrantë e vendas të mund të njihen. Duke shkrirë kështu akuj të kotë e duke zbrazur energji negative po aq të kota nga të dyja krahët.

 Shumë nga informacionet që do t’u lehtësonin jetën, formimin profesional apo edukimin, mbërrijnë në veshët e tyre shkarazi, të paplota, madje të deformuara sepse oferta e komunikimit në shqip mungon. 

E krijuar nga një emigrante shqiptare në Francë, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut prej 20 vitesh në Shqipëri, Kosovë e Francë, kjo është një platformë komunikimi dhe advokacie për emigrantët. Në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Oferta është e varfër edhe në anglisht. Me mbërritjen e Koronavirusit, rregullave të reja të distancimit social dhe kalimit të shumicës së shërbimeve online, ky mosakses në informacione të jetës së përditshme, të dobishme e të kuptueshme, do të rëndohet edhe më tej ; nuk ka një platformë online shqip-frëngjisht për të plotësuar gjithë këto nevoja serioze. Të vetmet që lehtësojnë marrjen dhe kuptimin e informacioneve të dobishme zyrtare, shoqatat, kanë mbyllur tashmë dyert. Në rastin më të mirë, i kanë hapur vetëm së pjeshmi; vullnetarët janë më së shumti pensionistë, ndër grupet më të rrezikuara nga Covid-19. Zgjidhja e vetme ngelet telekomunkimi. Nga ku, lindi ideja e këtij websajti. Dhe u pasurua : Jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë emigrantët e huaj anglishfolës dhe frëngjishtfolës në Francë, që nuk vijnë nga vende të BE-së. 

Gjuha e urrejtjes e shprehur online, kundër emigrantëve në Francë, ashtu si në shumicën e vendeve ku ata vendosen, ka arritur në nivele të rrezikshme. Në nivele të rrezikshme kanë arritur edhe mitet që qarkullojnë online për ta, të cilat e shtrembërojnë të vërtetën dhe figurën njerëzore dhe ngarkojnë audiencat vendase me një urrejte të vazhdueshme. Gjithë kjo urrejte e demostruar haptazi, shton pamundësisë e emigrantëve për të komunikuar dhe për të njohur shtetin francez të lirisë, të barazisë dhe të vëllazërisë, rrezikon pasurinë e marrëdhënieve njerëzore me vendasit, i nxit emigrantët drejt një moskuptimi dhe acarimi edhe më të madh. Të dyja palët shtyhen në pole të ndryshme, duke rritur së brendshmi mëri dhe mllef. Eshtë kjo arsyeja pse qeveria franceze ka deklaruar vazhdimisht se e sheh si pikë shumë të rëndësishme zbutjen e kësaj gjuhe urrejtjeje online. Si zbutje të konflikteve në gjithë shoqërinë franceze. Angazhimi për të luftuar kundër shprehjes online të urrejtes, është një tjetër shtyllë e filozofisë sonë. 

E krijuar nga një emigrante shqiptare në Francë, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut prej 20 vitesh në Shqipëri, Kosovë e Francë, kjo është një platformë komunikimi dhe advokacie për emigrantët. Në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe frëngjisht. Thelbi i saj qendron në identifikimin e nevojave për informim të emigrantëve që nuk vijnë nga vende të BE-së, gjetjen e burimeve zyrtare dhe të verifikueshme të informacionit, drejtimin e emigrantëve drejt këtyre burimeve, përkthimin e këtyre informacioneve në tre gjuhë të rëndësishme për ta, përshtatjen e informacioneve në një formë të thjeshtë e të kuptueshme, hedhjen e tyre në kanale komunikimi lehtësisht të aksesueshme. Këto kanale irnformimi do të jenë websajti zyrtar (akses tërësisht falas) dhe Facebook. Kjo platformë komunikimi vjen e konfiguruar në format kompjuteri dhe në format smartphone.

Angazhimi për të luftuar kundër shprehjes online të urrejtes, është një tjetër shtyllë e filozofisë sonë.

sqAlbanian