Përkthim

Ne jemi një agjensi e liçensuar përkthimesh dhe interpretariati. Përkthim, interpretim dhe redaktimin e të gjitha materialeve të komunikimit që lidhen me emigracionin në Francë, në shqip, frëngjisht dhe anglisht;

Informim

Premtimi ynë i dytë, pas atij të cilësisë së lartë, është ky: nuk do të botojmë asnjëherë të dhëna që nuk i shërbejnë informimit mbi të drejtat e njeriut. Blogu është zemra e kësaj platforme.

Advokaci

Oferta jonë nuk kufizohet vetë në fushën e emigrimit. Ne ju propozojmë edhe dizajn grafik dhe printim. Produkte me cikël të përfunduar.

Përkthime

Oferta jonë në përkthime është e gjerë. Përveç ekspertizës së lartë në komunikim dhe advokaci, ne jemi një agjensi e liçensuar përkthimesh dhe interpretariati. Agjensia merr përsipër përkthimin, interpretimin dhe redaktimin e të gjitha materialeve të komunikimit që lidhen me emigracionin në Francë, në shqip, frëngjisht dhe anglisht;

broshura, fletëpalosje, video, ligje, rregullore, intervista, histori personale dhe profesionale, biseda telefonike, trajnime face to face apo online në njërën nga këto gjuhë apo në dy gjuhë njëkohësisht, artikuj për web apo për shtypin e shkruar, forume online, përkthime dhe mbushje formularësh të ndyshëm administrativë etj.

Informim

Premtimi ynë i dytë, pas atij të cilësisë së lartë, është ky: nuk do të botojmë asnjëherë të dhëna që nuk i shërbejnë informimit mbi të drejtat e njeriut. Çdo rresht i këtij websajti do t’i kushtohet shpërndarjes së një informacioni të nevojshëm, të besueshëm, të verifikueshëm, në mënyrë lehtësisht të aksesueshme. Pra, do të jetë një komunikim me qëllim rritjen e përfitimit të të drejtave, kulturës dhe përgjegjësisë shoqërore. Kjo nuk është një platformë lajmesh, por informimi praktik. Blogu është zemra e uebsajtit tonë. Do të botojmë rregullisht shkrime, gjithnjë në 3 gjuhë, mbi procedurat e ndryshme ligjore të emigracionit në Francë dhe mbi veçantitë e jetës në këtë vend. 

Si aplikohet për një leje qendrimi? Kur mund të punohet? Ku ? Si mund të rregjistrohen fëmijët në shkollë ? Cila është procedura e kërkimit të azilit ? Ku të mësojmë online frëngjisht ? Si ? Kur mund të vizitojmë muze dhe galeri falas ? Si mund të bëhemi pjesëtarë të shoqatave në Nancy dhe Grand-Est ? Çfarë shërbimi mjekësor përfitoj? Ku të kërkoj ndihmë ligjore falas? Pyetjet janë pa fund sepse emigracioni është i ndërlikuar. Nga ana tjetër, shteti francez ka për të një kuadër të hollësishëm ligjor, që duhet shpjeguar mirë. Për më tepër, ne jemi tërësisht të hapur ndaj nevojave tuaja. Ju mund të na drejtoni çfarëdo lloj pyetjeje që mund të keni duke e dërguar përmes rubrikës « Na kontaktoni ».

Advokaci

Përkthime, informim. Por edhe shërbime profesioniste komunikimesh dhe advokacie sepse ky websajt është ideuar dhe drejtohet nga Elda Spaho Bleta, gazetare dhe eksperte në komunikime dhe advokaci në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan dhe në Francë që prej vitit 2001. Nëse ju keni nevojë t’u flisni emigrantëve në një gjuhë dhe në një formë që ata e kuptojnë, në mënyrë që të jeni më frytdhënës në projektet dhe përpjekjet tuaja, atëherë jeni në duart e duhura. Sepse ne ju ofrojmë një gërshetim të plotë të përvojës në Francë me përvojën nga vendet burime të emigracionit. Ne dimë t’ju shpjegojmë dhe t’ju propozojmë produkte dhe shërbime të përshtatura për kontekstin francez, parë me sytë e emigrantëve. Ne kuptojmë dhe flasim te dyja këto “gjuhë”. Por oferta jonë në komunikim nuk kufizohet vetëm në fushën e emigracionit:

ne ideojmë strategji të personalizuara komunikimi dhe advokacie, fushata ndërgjegjësimi dhe angazhimi qytetar, trajnime mbi aftësitë e komunikimit, trajnime mbi të drejtat e emigrantëve, ngritje dhe fuqizim të komuniteteve online dhe atyre në terren, studime vlerësimi, monitorime online me variabla cilësore dhe sasiorë, fact-sheet, policy papers, artikuj për web, artikuj për median e shkruar, analiza të hollësishme, foto-reportazhe, broshura, fletëpalosje, afishe etj. Përvec konceptimit, ne ofrojmë edhe dizajnin dhe printimin e tyre. Pra, ne ofrojmë produkte dhe shërbime me cikël të përfunduar, që nga ideimi deri tek dhënia gati në dorën tuaj.

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights