Çfarë procedure ndiqet kur kam leje pune?

Në rast se ju banoni në mënyrë të rregullt në Francë, me një leje qëndrimi, por që nuk autorizon punë, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të bëjë një kërkesë për autorizim pune në një institucion që quhet Direccte. Kërkesa duhet të depozitohet në zyrën rajonale të këtij institucioni, duke mbushur një formular përkatës, i cili jepet nga vetë institucioni.

Shtetasit evropianë nuk kanë nevojë të kenë leje pune për të ushtruar një aktivitet profesional në Francë.


Un employeur peut embaucher, de sa propre initiative, un étranger qui réside déjà en France ou vient d’arriver. Idéalement, le demandeur d’emploi détient une autorisation de travail délivrée par le pays où est établi son employeur et valable pour l’emploi qu’il va occuper en France.    

Në secilin rast (pra nëse banoni prej kohësh në Francë apo nëse do të vini), procedurat janë të ndryshme. Ndaj të sqarojmë rastin e parë; ju tashmë ndodheni në Francë dhe keni fituar një kontratë pune.  

Kërkesa për vërtetim. Sipas ligjit, para se t’ju punësojë, punëdhënësi duhet që të verifikojë së pari që ju keni një leje pune ose një leje qëndrimi të vlefshme (jo të skaduar), e cila përmban edhe autorizimin për të punuar. Të mos harrojmë që ju mund të keni një leje qendrimi për në Francë, por thjesht për të banuar, jo për të punuar. Në këtë rast, procedura e punësimit ndryshon ndaj unë e trajtoj këtë temë në një shkrim tjetër që mund ta gjeni në blog.

Por, të qëndrojmë në rastin kur ju keni një leje qëndrimi që njëkohësisht të lejon të punosh. Ky autorizim për punë zakonisht është i shkruar qartë mbi dokument. Të kthehemi te punëdhënësi, të cilit ju i keni dërguar lejen tuaj të vlefshme para se të firmosnit kontratën. Çfarë bën ai? Të paktën dy ditë pune para datës efektive të punësimit, ai duhet t’i kërkojë prefekturës së departamentit ku do të ndodhë punësimi, vërtetimin e lejes së qëndrimit ose të lejes së punës së shtetasit të huaj që ai dëshiron të punësojë.

Cette demande peut être faite facilement par email et est accompagnée d’une copie de votre titre de séjour autorisant le travail. 

Lorsque deux jours ouvrables se sont écoulés depuis que cette demande a été faite, même lorsque la préfecture n’a pas répondu, l’obligation de l’employeur de s’assurer de l’existence de l’autorisation de travail est considérée comme accomplie. 

Ndërkaq, ai duhet të ruajë një kopje të autorizimit për punë, që ju i keni çuar, në rregjistrin e tij të personelit. 

Pasi mbaron kjo procedurë verifikimi, ai mund të vazhdojë me formalitetet e zakonshme të punësimit.


https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/F2728

https://www.service-public.fr/professionnels-entreprises/vosdroits/F22782

https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/F2728

1 thought on “Procédure quand j’ai un permis de travail”

  1. Pingback: Taxes payées lors de votre embauche – pro-ide

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights