Në rast se ju banoni në mënyrë të rregullt në Francë, me një leje qëndrimi, por që nuk autorizon punë, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të bëjë një kërkesë për autorizim pune në një institucion që quhet Direccte.
Kërkesa duhet të depozitohet në zyrën rajonale të këtij institucioni, duke mbushur një formular përkatës, i cili jepet nga vetë institucioni. Megjithëse kjo është një procedurë që i takon punëdhënësit, mos rrini me duart kryq: nxiteni atë të bëjë lejen dhe shpjegojani ku duhet të shkojë dhe çfarë formulari duhet të kërkojë.
Qëllon shpesh që punëdhënësit nuk i njohin mirë procedurat e punësimit të të huajve dhe, pavarësisht dëshirës për t’ju punësuar, procedura thjesht mund t’u duket e ngatërruar. Por nuk është kështu, është një procedurë si gjithë të tjerat.
Nëse jetoni në një situatë të parregullt në Francë, ju duhet fillimisht të merrni një leje qëndrimi. Ajo mund të jetë «salarié» apo si punonjës i përkohshëm. Për këtë, duhet të depozitoni në prefekturën përkatëse një kërkesë pranimi për qëndrim. Meqë punëdhënësi i ardhshëm nuk mund t’ju ofrojë një kontratë pune (sepse ju qendroni në mënyrë të parregullt në Francë), ai mund t’ju lëshojë një dokument të njohur nga ligji francez që quhet « premtim pune » ose « prémisse d’embauche » në frëngjisht. Sqarojeni punëdhënësin tuaj që nuk bëhet fjalë për një dokument me detyrime të mirëfillëta juridike. Bëhet fjalë për një dokument me natyrë garantimi me vullnet të lirë nga ana e tij, por që është shumë e rëndësishme për ju në sytë e autoriteteve franceze. Depozitojeni këtë dokument bashkë me kërkesën për qendrim në Francë sepse, logjikisht, dhënia e lejes së qendrimit duhet të mbështetet mbi një arsye. Dhe arsyeja është që ju keni gjetur një premtim pune.
Pasi të jetë marrë leja e punës, duhet të kontaktoni OFII (Zyra Franceze për Emigracionin dhe Integrimin) për të kryer testin mjekësor standart për punësimin e shtetasve të huaj. Përveç kësaj, brenda 3 muajve të fillimit të kontratës së punës, duhet të paguani një taksë specifike.
Punëdhënësi juaj, nga ana tjetër, duhet të paguajë edhe ai një taksë për shkak se ka punësuar një të huaj. Taksat trajtohen në artikullin vijues.
http://www.info-droits-etrangers.org/sejourner-en-france/le-travail-en-france/
https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/F2728
https://www.service-public.fr/professionnels-entreprises/vosdroits/F22782
Source
That is the proper blog for anybody who needs to search out out about this topic. You notice a lot its almost arduous to argue with you (not that I really would need…HaHa). You positively put a new spin on a topic thats been written about for years. Nice stuff, simply great! Popular Free Webmaster
It was very interesting to read this piece of writing! Thank you so much!
Im trying to figure out how to subscribe to the RSS feeds, but dont seem to figure it out. Some help would be great Thank you
I think that is among the most vital info for me. And im satisfied studying your article. However wanna remark on few general things, The site style is perfect, the articles is really nice : D. Good job, cheers
Can you message me with some pointers on how you made this website look this good , I would appreciate it.
A helpful post, I just passed this onto a co-worker who was doing a little analysis on that. And he in fact bought me dinner because I discovered it for him. smile.. So let me reword that: Thanks for the treat! But yeah Thank you for spending the time to talk about this, I feel strongly about it and love reading more on this topic. If possible, as you become expertise, would you mind updating your blog with more information? It is extremely helpful for me. Two thumb up for this blogpost!