Taxat që paguan për ju punëdhënësi?

Një nga arsyet pse punëdhënësit francezë druhen të punësojnë të huaj, përveç asaj të procedurave shtesë administrative siç e shpjeguam këtu, është edhe pagimi i taksave. E thënë më qartë, për t’ju punësuar në Francë, një punëdhënës duhet të paguajë një taksë shtesë, domethënëse, që mund të shkojë deri në qindra apo mijëra euro. Kjo taksë nuk ka asnjë lidhje me ju, të punësuarin, pra nuk ju zbritet nga rroga. Ajo është një detyrim vetëm i punëdhënësit. Patjetër, i punësuari i huaj, duhet të paguajë taksat mbit ë ardhurat e nxjerra në Francë, ashtu si çdo banor tjetër që punon në këtë vend të Bashkimit Europian.

Po si llogaritet shuma e kësaj takse dhe në çfarë rasti paguhet?

Së pari, merret parasysh kohëzgjatja e kontratës së punës e cila, në çdo rast, duhet të jetë më shumë se 3 muaj. Në rastin e kontratave më të gjata se 12 muaj, taksa shkon deri në mbi 2 mijë euro.

 Së dyti, taksa varet nga vetë rroga : sa më e madhe kjo e fundit, aq më e lartë taksa. Më saktë, sa më e madhe kjo rrogë në raport me rrogën minimale bruto, aq më e madhe taksa. Rroga minimale në Francë quhet shkurt SMIC (Salaire minimum interprofessionnel de croissance) dhe shqiptohet thjesht SMIK. Sido që të jetë natyra e kontratës tuaj, punëdhënësi nuk mund t’ju paguajë më poshtë se SMIC. Shuma e saj ? Paga minimale bruto për orë shkoi në 10,15 € që nga 1 janari 2020 (kundrejt 10,03 € që ishte më parë). Pra ajo tani është 1,539,42 € bruto në muaj (ose 1 219 euro në dorë), për 35 orë pune në javë në Francë.

Për kontrata pune nga 3-12 muaj

Punëdhënësi që punëson një të huaj për më shumë se 3 muaj dhe më pak se 12 muaj, i paguan një taksë të veçantë OFFI-it (Zyra Franceze për Imigrimin dhe Integrimin).

Shuma e kësaj takse varion sipas rrogës:(https://www.service-public.fr, November 2020):

  • 74 € në rast se rroga juaj është më e vogël ose e barabartë me SMIC;
  • 210 € në rast se rroga juaj është më e lartë dhe më e ulët ose e barabartë sa një SMIC e gjysmë;
  • 300 € në rast se rroga juaj mujore është më e lartë se një SMIC e gjysmë;
  • 72 € në rast se punësimi juaj ndodh në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe shkëmbimi mes të rinjsh profesionistë.
Për kontrata pune më të gjata se 12 muaj

Taksa është goxha më e lartë për kontratat më të gjata se 12 muaj. Në këtë rast, punëdhënësi juaj duhet t’i paguajë OFFI-it një taksë sa 55 % e rrogës tuaj bruto, me kufi maksimal sa 2 SMIC e gjysmë qw bwjnw 3 848, 54 €. E thënë në shifra, për paga më të ulëta se 3 848,54 € në muaj, taksa është sa 55% e rrogës mësatare bruto. Për paga të barabarta ose më të larta se 3 848,54 € në muaj, taksa është 2 116,70 €.

Saktësisht, taksa më e lartë që mund të paguajë punëdhënësi në këtë rast shkon 1539.42 x 2.5 x 55% =

2 116.7 euro. Në rastin kur rroga juaj mujore bruto është më e vogël se 3 848.54 euro, atëherë taksa që do të paguajë punëdhënësi juaj është më e vogël.

 Kur duhet të paguhet taksa ?

Punëdhënësi duhet ta paguajë taksën brenda 3 muajve pas lëshimit të :

  • dokumenteve që kërkohen gjatë futjes për herë të parë të punonjësit në Francë;
  • lejes të parë të punës që lëshohet me lejen e qendrimit, në cilësinë si i punësuar. Zakonisht, leja e qendrimit që ju jepet në Francë e ka të shkruar që ju lejon të punoni.

* Cet article est produit dans le cadre du projet « Migration, jeunesse et internet ». Il a été rédigé par Elda Spaho Bleta, bénévole au sein du groupe local Oxfam de Nancy, qui a porté la plus grande attention aux informations données. Les sources des informations sont citées, et lorsqu’un avis personnel est donné, il n’engage que la rédactrice. Si malgré son attention, une erreur s’était glissée dans le document, n’hésitez pas à le lui signaler en écrivant à [email protected]. Cet article est publié avec l’appui des fonds de l’Agence française du Développement et du Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement et avec le soutien d’Oxfam France. Le contenu des articles n’engage pas les structures précédemment nommées.

9 thoughts on “Taxes payées lors de votre embauche?”

  1. Pingback: Pas d’autorisation, comment travailler? - pro-ide

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights