Strehimi, po nëse ju kërkohet të dilni jashtë?

Crédit photo : par Leon Macapagal/Unsplash

Së pari, verifikoni që motivi që ju jepet për marrjen fund të strehimit është i bazuar në tekstet ligjore. Lexoni hollësisht letrat që ju informojnë se duhet të lini qendrën !

Në rajonin e Île-de-France, më herët propozoheshin vende banimi edhe për emigrantët që nuk kishin kërkuar ndonjëherë azil ose nuk ishin më azilkërkues (pasi kishin marrë përgjigje refuzuese). Këto vende ofroheshin nga Qendrat e Strehimit të Urgjencës për Migrantët (CHUM), të cilat vareshin nga prefektura përkatëse. Por në 1 janar 2019, ato u kthyen në HUDA dhe pranojnë vetëm kërkues azili, jo emigrantë që kanë përfunduar këtë procedurë. Sipas shoqatës Aurore1 (2019), kjo u shoqërua me ndryshime të mëdha për shumë prej banorëve të tyre, të cilët u lajmëruan dhe vazhdojnë të lajmërohen se duhet të largohen.

GISTI : Qendrat e Strehimit Urgjent i nënshtrohen Kodit të Familjeve dhe Aksionit Shoqëror (CASF, nenet L. 345-2- 2 et L. 345-2- 3), dhe asgjë në ligj nuk lejon motivimin e dhënies fund të strehimit të një njeriu për shkak të ndryshimit të një gjendjeje administrative – vetëm nëse ju është ofruar një vend tjetër strehimi.

Në secilën nga këto qendra, mbyllja/mosdhënia e një shërbimi të caktuar shoqërohet me një procedurë të veçantë që ju jep, zakonisht, një periudhë kohe para të të dilni në rrugë. Kini kujdes dhe lexoni hollësisht fletët që ju informojnë se duhet të lini qendrën! Mund të ndodhë që arsyet e cituara të mos jenë plotësisht të bazuara në ligj. “Para se të largoheni nga qendra, mund të verifikoni me një shoqatë që qendra juaj e ka respektuar plotësisht procedurën e largimit», - thekson GISTI, e specializuar në këshilla ligjore për emigrantët në Francë.

Sipas saj, është e mundur që të refuzohet dalja jashtë nga disa qendra edhe kur këto ju tregojnë thirrjet përkatëse të prefekturës apo OFII-t që kërkojnë largimin tuaj. Për këtë, shoqata Gisti ka hartuar një listë këshillash të hollësishme ligjore të cilën e gjeni këtu në frëngjisht2.

Përmbledhtazi, çfarë thonë këto këshilla? Së pari « ato u drejtohen emigrantëve në qendrat e strehimit urgjent (CHU) që shpesh quhen CHUM, CARA ose HUAS. Nëse banonin në një qendër strehimi me tjetër emër (CADA, PRADHA, HUDA), këshillat e mëposhtme nuk ju përshtaten »,-sqaron GISTI2.

Arsye ligjore dhe joligjore?

Sipas shoqatës3 , «… shumë njerëz të strehuar në këto qendra, po marrin nga ana e të punësuarve të qendrës, shpesh me kërkesë të prefekturës, një lajmërim të marrjes fund të strehimit, pa u propozuar një mundësi tjetër banimi.

Ka mënyra për të shmangur daljen në rrugë.

Së pari, verifikoni që motivi që ju jepet për marrjen fund të strehimit është i bazuar në tekstet ligjore.

Motivet e parashikuara nga ligji janë :

  1. Një mungesë shumë e gjatë në qendër (pra,keni kohë që nuk banoni aty -shënim i autores)
  2. Sjellje të rrezikshme
  3. Mospranimi i një strehimi të përshtatshëm
  4. Refuzimi i një interviste me shërbimet sociale
  5. Arsyet e largimit që ju jepen rëndom në njoftimin zyrtar e që janë në kundërshtim me ligjin, sipas GISTI-t, janë :
  6. Mungesë gjatë një takimi me administratën (veçanërisht për azilkërkuesit e vendosur në procedurën « Dublin »)
  7. Dhënia ose refuzimi i statusit të azilkërkuesit.
  8. -Mosqenia/mungesa gjatë kalimit në GIP HIS (një strukturë sociale që ofron zgjidhje për strehimin e refugjatëve, por që sipas shoqatës, nuk mund të përcaktohet si një intervistë e detyrueshme me shërbimet sociale ndaj nuk qendron si shkak për të kërkuar largimin tuaj nga qendra -shënim i autores).

« Qendrat e Strehimit Urgjent i nënshtrohen Kodit të Familjeve dhe Aksionit Shoqëror (CASF, nenet L. 345-2- 2 et L. 345-2- 3), dhe asgjë në ligj nuk lejon motivimin e dhënies fund të strehimit të një njeriu për shkak të ndryshimit të një gjendjeje administrative – vetëm nëse ju është ofruar një vend tjetër strehimi », -sqaron GISTI në këtë përmbledhje këshillash ligjore duke theksuar që është mirë të flisni hapur me drejtuesit e qendrës mbi mungesën e mundësive tuaja për strehim, të kërkoni ndihmën e njerëzve solidarë jashtë qendrës, të organizoheni me banorët e tjerë në mënyrë që të bëni qendresë të përbashkët dhe, mbi të gjitha, të kërkoni ndihmën e një shoqate.

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet:                                                                                                                                       

1La Croix, (juin 2019), Les associations se mobilisent contre les remises à la rue de migrants

https://www.la-croix.com/France/Immigration/associations-mobilisent-contre-remises-rue-migrants-2019-06-16-1201029219

2 GISTI. « Que faire en cas de risque de remise à la rue dans un centre d’hébergement d’urgence »

https://www.gisti.org/IMG/pdf/suspension_hebergement.pdf

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

5 thoughts on “Hébergement, et si on vous demande de quitter le centre ?”

  1. Hi there, oof coursse thos paragrap is actually nice andd I hhave learned lot of
    thinhgs from itt on tthe topkc off blogging. thanks.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights