Azili, si të hapni një llogari bankare?

Pourquoi tant de mal à ouvrir un tel compte pour les demandeurs d’asile, réfugiés, migrants ? Des conseils.  Les documents dont vous avez besoin.

Hapja e një llogarie bankare është një e drejtë ligjore për kërkuesit e azilit dhe shumë grupe të tjera (refugjatë, persona me mbrotje plotësuese, emigrantë me vërtetim të vlefshëm banimi etj). E siguruar me ligj në Francë, por edhe në nivelin e Bashkimit Europian. Dy dokumentet bazë që kërkohen, në bazë të ligjit, janë vërtetimi i kërkesës për azil dhe adresa postale, në gjendje të vlefshme.

Po në të vërtetë ?

Shumë banka nuk pranojnë hapjen e llogarive rrjedhëse për këta njerëz, pavarësisht se ata paraqiten me të gjitha dokumentet e nevojshme. Për shembull, sipas Revue Banque 1(maj, 2019), një media e specializuar në bankat dhe financat në Francë, "shoqata Dom'asile, e cila mbështet njerëzit e mërguar në procedurat e tyre, vëren se atyre u lëshohen më shumë livrete A (një tip llogarie kursimesh - shënim i autores) sesa u lejohet hapja e llogarie rrjedhëse ... Me shoqatat e tjera, Dom'asile kërkon të sfidojë Banque de France në lidhje me aksesin në të drejtën e llogarisë bankare ”, - shton Revue Banque.

Shoqatat e tjera thonë se diskriminimi i bankave franceze në lidhje me azilkërkuesit shkon, shpesh, më larg se kaq. Duke mos u dhënë madje as livretin A. "Në të vërtetë, meqenëse të gjithë azilkërkuesit kanë një vërtetim të aplikimit për azil, pavarësisht nga procedura në të cilën ata vendosen, qasja të paktën në një livret A duhet të jetë e lehtë. Por, La Banque Postale konsideron se një mjet pagese (karta ADA - shënim i autores) është tashmë në dispozicion të tyre. Kjo është arsyeja pse azilkërkuesit shpesh përballen me refuzime për të hapur një llogari bankare ”, - shpjegon asile-en-france.org 2.

Shoqata të tjera thonë se diskriminimi i bankave franceze në lidhje me azilkërkuesit shkon, shpesh, më larg se kaq. Duke mos u dhënë madje as livretin A.

Llogaria rrjedhëse është më e nevojshme se livret A

Pse është më e nevojshme pasja e një llogarie rrjedhëse sesa një livret A kur je një emigrant, azilkërkues, refugjat ose thjesht një i huaj (që ka gjithmonë një adresë postale të vlefshme) në Francë? Sepse thjesht "të kesh një llogari rrjedhëse do të thotë të kesh një jetë normale, të konsumosh atë që mundesh dhe të kesh akses në të drejtat jetësore shoqërore", - shpjegon Salomé Linglet, koordinatore përgjegjëse për të drejtat shoqërore për Dom'asile1 (maj 2019). "Mënyra për të marrë shumicën dërrmuese të përfitimeve shoqërore kërkon të paktën një livret A, madje gjithnjë e më shumë një llogari rrjedhëse. Pra, qasje bankare për këta njerëz është një përparësi. Për të marrë RSA (E ardhura e Solidaritetit Aktiv) për shembull , për të cilën kanë të drejtë refugjatët, kërkohet pasja e deklaratës së identitetit bankar (RIB në frëngjisht). Po kështu, për të pasur qasje në mbulimin mjekësor të plotë (CMU në frëngjisht), gjithnjë e më shumë fonde të sigurimit shëndetësor po kërkojnë një RIB për të pranuar kërkesën ose për të rinovuar të drejtat. Gjithashtu, llogaria rrjedhese duhet të përdoret për të përfituar nga pagesa e palëve të treta (si në rastin e kontratave me kompanitë e internetit, telefonisë, qeramarrjes, etj – shënim i autores”.

Kërkoni "mospranimin me shkrim" dhe ...

Atëherë, ç’të bëni? Të dorëzoheni? Në asnjë mënyrë. Sepse në këtë mënyrë ju do të hiqnit dorë nga një e drejtë që ju takon me ligj dhe, në të njëjtën kohë, do të hiqnit dorë nga shumë shërbime bazë, mangësitë e të cilave e bëjnë jetën në Francë edhe më të vështirë. Mos harroni se kjo është një e drejtë themelore e vërtetuar nga tekstet dhe dokumentet zyrtare në Francë dhe në nivelin e Bashkimit Evropian (BE). Më saktë:

  • L264-3 CASF3 ("Mungesa e një adrese të qëndrueshme nuk mund t'i kundërvihet një personi për t'i mohuar atij ushtrimin e një të drejte, një përfitimi social ose aksesin në një shërbim thelbësor të garantuar me ligj, veçanërisht në çështjet bankare dhe postare, për aq kohë sa personi ka një vërtetim të vlefshëm (me zgjedhje, adresa postale ”).
  • Directive 2014/92/UE of 23 July 2014 /4 Akses në llogaritë paguese/Neni 15/Mosdiskriminimi (“Shtetet anëtare do të sigurojnë që institucionet e kreditit të mos diskriminojnë konsumatorët që banojnë ligjërisht në Bashkim për shkak të kombësisë ose vendit të tyre të vendbanimit ". Neni 16/2" Shtetet anëtare do të sigurojnë që konsumatorët që banojnë ligjërisht në Bashkim, përfshirë konsumatorët pa adresë fikse dhe azilkërkues, dhe konsumatorët të cilëve nuk u është dhënë leja e qëndrimit, por dëbimi i të cilëve është i pamundur për arsye ligjore ose faktike … ”

Mos harroni se kjo është një e drejtë themelore e vërtetuar nga tekstet dhe dokumentet zyrtare në Francë dhe në nivelin e Bashkimit Evropian (BE).

Për më tepër, direktiva e lartpërmendur specifikon se këta persona (… kanë të drejtë të hapin dhe përdorin një llogari pagese, shoqëruar nga shërbimet themelore në institucionet e kreditit të vendosura në territorin e tyre. Një e drejtë e tillë do të zbatohet pavarësisht nga vendbanimi i konsumatorit).  

Ju duhet të këmbëngulni që kjo e drejtë ligjore t’ju jepet. Një bankë që refuzon t’ju hapë një llogari kur ju i tregoni dokumentet e nevojshme ligjore, ka detyrimin ligjor në Francë t'ju japë një letër mospranimi, të firmosur prej saj. Fjala në frëngjisht është « refus écrit». Ju duhet të kërkoni këtë "refus écrit" dhe ta çoni në një shoqatë që ndihmon emigrantët për të drejtat e tyre. Kjo e fundit, së bashku me ju, mund të ushtrojë më shumë presion mbi bankën. "Në të vërtetë, ne vërejmë se pa ndërhyrjen tonë, bankat refuzojnë të lëshojnë një mospranim me shkrim, edhe pse ky është një detyrim ligjor", - shpjegon shoqata Dom'asile për Revue Banque1 (Maj 2019).  

Zgjidhje të tjera?

Nuk do të jetë një procedurë e lehtë dhe, aq më pak, e shkurtër. Por ia vlen. Një mundësi tjetër? Shkoni në sa më shumë banka dhe kërkoni të hapni një llogari rrjedhëse! Edhe sikur fillimi të jetë i hidhur, mund të ndodhë që një bankë t’ju pranojë. Jo të gjitha dyert janë të mbyllura. “Në Dom'asile, ne i informojmë njerëzit për kohët e pritjes, shpesh të gjata, gjatë procedurës për të pasur të drejtën e llogarisë bankare: javë, madje muaj pritjeje para marrjes së një letre zyrtare mospranimi nga banka. Pastaj përsëri, disa javë para vendimit të Banque de France (për të caktuar një bankë tjetër ku personi mund të hapë një llogari - shënim i autores). Kur njerëzit nuk kanë më energji për të luftuar një tjetër betejë, ne ndonjëherë thjesht i këshillojmë që të provojnë fatin në banka të ndryshme ... ", shton Salomé Linglet. 

« En effet, nous constatons que sans notre intervention, les banques refusent de délivrer un refus écrit, alors que c’est une obligation légale », explique l’association Domasile pour Revue Banque5 (Maj 2019).

Një zgjidhje tjetër mund të jetë ajo e bankës në linjë (internet), por duhet të njihni mirë frëngjishten dhe e njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e internetit e kompjuterit. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, bankat në linjë kërkojnë një leje qëndrimi në Francë. Ky kusht përjashton shumë grupe emigrantësh, megjithëse ata mund të jetojnë ligjërisht në këtë vend (për shembull, kur ndodhen ende në procedurën e azilit).

Një mundësi tjetër ? Drejtohuni qendrës tuaj të strehimit ose shoqatës ku keni kryer pararregjistrimin e kërkesës së azilit (PADA ose SPADA) dhe që ju ka pajisur me adresë postale. Punonjësit e tyre mund t’ju japin këshilla, vërtetime të firmosura ose të kryejnë telefonata drejt bankës, në mënyrë që ta nxisin procesin.

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet:

1 Revue Banque (mai 2019). « Les banques ouvrent souvent d’office des Livrets A aux réfugiés et aux demandeurs d’asile.

http://www.revue-banque.fr/banque-detail-assurance/article/les-banques-ouvrent-souvent-office-des-livrets-aux

2 Asile-en-France.org (vérifié le 04.11.2021). Allocation de Demandeur d’Asile – ADA.

https://asile-en-france.org/index.php?option=com_content&view=article&id=39&Itemid=166

 3 Légifrance, (verifié le 04.11.2021). Code de l’action sociale et des familles.

https://www.legifrance.gouv.fr/codes/id/LEGISCTA000006174383/

4(EUR Lex (verifié le 16.10.2021). Document 32014L0092.

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/FR-EN/TXT/?from=FR&uri=CELEX%3A32014L0092

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

2 thoughts on “Immigré, comment ouvrir un compte bancaire ?”

  1. Women generally speaking usually are not seeking to shed substantial levels of pounds typically. The majority of the people utilizing phen375 are simply looking to drop Five to be able to 25 pounds typically and also typically its stomach fat. Most are healthful, visit the fitness center kind individuals. They just werent able to lose fat deposits on the stomach or perhaps reach a Plato. Stomach fat problems typically commence to occur for girls around the time regarding or right after child birth and also later on in age group before menopausal. It appears going to women whilst right now there hormonal changes tend to be altering; it’s a standard procedure for existence or is that? My goal is to explain to you that the actual body fat saved in the actual tummy or belly area differs as well as the more youve got than it the whores your own junk discrepancy will become.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights