Emigrant, pse kaq e vështirë hapja llogarisë në bankë?

Que dit la loi en France et dans l’Union européenne ? Et pourquoi un compte bancaire est-il indispensable pour les demandeurs d’asile, réfugiés, migrants ? Les documents dont vous avez besoin.

Gjatë intervistës me oficerin e Zyrës Franceze të Integrimit dhe Emigrimit (OFII në frëngjisht), përveç strehimit dhe shërbimeve të tjera1që kemi shpjeguar deri këtu, do t’ju ofrohet edhe ndihma financiare për kohën që do të jeni kërkues azili. Shkurt, në frëngjisht quhet ADA. Gjatë 4-5 viteve të fundit, mënyra e përdorimit dhe shuma e saj ka ndyshuar shumë, sidomos pas nëntorit 2019. Përmbledhtazi, karta ADA që do t’ju propozohet nga OFII ofron tashmë mundësi shumë me të kufizuara përdorimi : nuk lejon më tërheqje parash nga bankomatët. Ajo ju shërben thjesht për të kryer pagesat me kartë nëpër dyqane apo supermarkete (pagesa që duhet të jenë gjithnjë mbi 5 euro), nuk ju tregon sa para keni apo sa ju kanë mbetur dhe nuk ju shërben për blerje nga interneti. Ajo nuk ju jep të drejtën e pasjes së një numri llogarie bankare.

Para se të shkojmë tek ADA… 

Ajo që shumë azilkërkues dhe shumë emigrantë nuk dinë ose anashkalojnë, është që, pavarësisht kartës ADA, kuadri ligjor në Francë u garanton hapjen e një llogarie bankare rrjedhëse. E cila do t’u japë më shumë pavarësi financiare dhe lehtësi të madhe shërbimesh. Për shembull, zor se ndonjë operator interneti apo telefoni në Francë mund të lidhë kontratë me ju nëse nuk keni një llogari të tillë. Pse ? Sepse në Francë, ndryshe nga shumë prej vendeve prej nga vijnë këta emigrantë, pagesa tërhiqet automatikisht nga llogaria dhe nuk paguhet me para të thata. Në mungesë të një llogarie rrjedhëse, zgjidhja e vetme për shërbimin telefonik dhe celular janë kartat e parapaguara. Shumë të shtrenjta dhe me kohë mjaft të kufizuar, këto karta rëndojnë buxhetin e emigrantëve, pa lejuar marrjen e shërbimeve për kohë të gjatë. Por interneti dhe telefonia ju janë mëse të rëndësishme : për të marrë të dhëna, për t’u orientuar me adresat, për të mësuar gjuhën, për të folur me të afërmit dhe me institucionet e ndryshme etj.

Atëherë, si mund të pajiseni me një numër llogarie rrjedhëse kur jeni kërkues azili në Francë ?

Ajo që shumë azilkërkues dhe shumë emigrantë nuk dinë ose anashkalojnë, është që, pavarësisht kartës ADA, kuadri ligjor në Francë u garanton hapjen e një llogarie bankare rrjedhëse.

Po, një llogari bankare është e mundur !

Pavarësisht nga ADA "... është e këshillueshme të hapni një llogari bankare (në La Banque Postale). Për këtë, ju duhet të paraqisni vërtetimin e kërkesës për azil dhe një adresë postare të vlefshme. Në rast vështirësish, mund të kontaktoni Spada ose qendrën e tuaj të strehimit për t'ju ndihmuar ". - shpjegon shoqata GISTI1(gusht 2021), e cila është e specializuar në këshillimin ligjor për emigrantët në Francë. Ruajini me kujdes dy dokumentet e lartpërmendura.

Sigurisht, emigrantët që nuk janë azilkërkues, por që megjithatë kanë leje të vlefshme qëndrimi ose pranimi, duhet të paraqesin këto dokumente në bankë dhe jo vërtetimin e kërkesës për azil.

Me sa duket, probleme ka shpesh. Nuk është kollaj që bankat në Francë të pranojnë që një azilkërkues, refugjat etj të hapë një llogari. Edhe kur ka një adresë poste të vlefshme të vendbanimit si dhe jeton ligjërisht në territor.

Në mungesë të një llogarie rrjedhëse, zgjidhja e vetme për shërbimin telefonik dhe celular janë kartat e parapaguara. Shumë të shtrenjta dhe me kohë mjaft të kufizuar

Çfarë thotë ligji në Francë dhe në Bashkimin Evropian?

E megjithatë, kjo është një e drejtë themelore e siguruar nga tekstet zyrtare në Francë dhe gjithashtu në nivelin e Bashkimit Evropian (BE). Më saktë:

  • L264-3 CASF3 ("Mungesa e një adrese të qëndrueshme nuk mund t'i kundërvihet një personi për t'i mohuar atij ushtrimin e një të drejte, një përfitimi social ose aksesin në një shërbim thelbësor të garantuar me ligj, veçanërisht në çështjet bankare dhe postare, për aq kohë sa personi ka një vërtetim të vlefshëm (me zgjedhje, adresa postale ”).
  • Directive 2014/92/UE of 23 July 2014 /4 Akses në llogaritë paguese/Neni 15/Mosdiskriminimi (“Shtetet anëtare do të sigurojnë që institucionet e kreditit të mos diskriminojnë konsumatorët që banojnë ligjërisht në Bashkim për shkak të kombësisë ose vendit të tyre të vendbanimit ". Neni 16/2" Shtetet anëtare do të sigurojnë që konsumatorët që banojnë ligjërisht në Bashkim, përfshirë konsumatorët pa adresë fikse dhe azilkërkues, dhe konsumatorët të cilëve nuk u është dhënë leja e qëndrimit, por dëbimi i të cilëve është i pamundur për arsye ligjore ose faktike … ”

Për më tepër, direktiva e lartpërmendur specifikon se këta persona (… kanë të drejtë të hapin dhe përdorin një llogari pagese, shoqëruar nga shërbimet themelore në institucionet e kreditit të vendosura në territorin e tyre. Një e drejtë e tillë do të zbatohet pavarësisht nga vendbanimi i konsumatorit).

 Pra, është e qartë se azilkërkuesit dhe konsumatorët që nuk kanë leje qëndrimi, por dëbimi i të cilëve është i pamundur për arsye ligjore ose praktike, kanë të drejtën e një llogarie bankare e cila garanton shërbimet bazë. Siç është rasti i llogarisë rrjedhëse. 

Në artikullin vijues do të shpjegoj pse llogaria rrjedhëse është thelbësore për një emigrant në Francë, çfarë ndodh shpesh në realitet, pse mund të ndodhë që ju as të mos hapni dot as një Livret A (lloj llogarie kursimi) dhe cilat janë rrugët ligjore që mund të ndiqen në një rast të tillë.

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet

1 Pro IDE, (verifié le 04.11.2021). L’asile en France : par où commencer?

https://pro-ide.fr/lasile-en-france-par-ou-commencer/

2 Gisti, (verifié le 04.11.2021).Les démarches au guichet unique (préfecture et Ofii).

https://www.gisti.org/spip.php?article5118

3 Légifrance, (verifié le 04.11.2021). Code de l’action sociale et des familles.

https://www.legifrance.gouv.fr/codes/id/LEGISCTA000006174383/

4 EUR Lex (verifié le 16.10.2021). Document 32014L0092.

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/FR-EN/TXT/?from=FR&uri=CELEX%3A32014L0092

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights