Azili në Francë : Po strehimi ?

Crédit photo : ci-dessus par Alex Gruber/Unsplash.

Quelles sont les propositions qui vous seront faites ?  Les difficultés ? Précisions et conseils d’avocats.

Gjatë intervistës me oficerin e OFII-it (Zyra Franceze për Emigrimin dhe Integrimin), është ky i fundit që duhet t’ju bëjë një propozim për strehim. Para kësaj, ai kontrollon fishën kombëtare të vendeve të lira, në qendrat e pritjes të kërkuesve të azilit. Këto qendra, në Francë, quhen CADA dhe shqiptohen KADA. Do të jetë një fjalë që do ta ndeshni shpesh gjatë azilkërkimit.

Nëse nuk ka vend në CADA, siç është shpesh rasti, OFFI mund t’ju propozojë një vendstrehim urgjence. Ky mund t’ju ofrohet qoftë në një Strehë Urgjence për Kërkuesit e Azilit (HUDA), qoftë në një Qendër Pritjeje dhe Drejtimi (CAO) apo në një Program të Pritjes dhe Strehimit për Kërkuesit e Azilit (PRADHA).

Strehimi, çfarë duhet të dini?

Kini mirë parasysh që kjo është një hallkë sa e rëndësishme, aq edhe e vështirë në kërkimin e azilit në Francë. E rëndësishme sepse banesa është diçka jetike për çdo njeri, merreni me mend pastaj kur jeni i huaj dhe i vetëm në një vend tjetër. E vështirë sepse shteti i Francës ka vite që has pengesa të mëdha në strehimin e migrantëve, madje edhe atyre azilkërkues1. Shoqata të shumta kanë denoncuar jo vetëm periudhat e gjata të pritjes derisa jepet një dhomë (edhe në rastet e familjeve me fëmijë të vegjël), por edhe kushtet e këtyre dhomave. Akoma më keq, edhe mungesën e shpeshtë të këtyre vendeve të strehimit, problem që njihet gjerësisht nga OFII e për të cilin flitet shpesh në median franceze.

Nëse OFII nuk ju jep propozon strehim, ai do t’ju këshillojë të ktheheni sërish tek shoqata ku bëtë paragjegjistrimin e kërkesës tuaj për azil, në mënyrë që ajo t’ju japë një drejtim. Kjo e fundit nuk ka shumë gjëra në dorë në lidhje me strehimin dhe normalisht ose do të telefonojë për ju në numrin 115 ose do t’ju këshillojë ta telefononi ju vetë. Ky numër nënkupton ofrimin e një vendi sa për të kaluar natën (gjithnjë, nëse ka). Duhet të dilni që aty herët në mëgjes dhe të rrini jashtë. Sërish, gjatë ditës duhet të telefononi 115 në mënyrë që të gjeni vend për të kaluar natën. E kështu vazhdon çdo ditë.

La couverture de ces services se poursuit tant que vous êtes dans la procédure d’asile et, généralement, si vous recevez une réponse positive.

Ndaj, kini parasysh që, nëse e keni të mundur, të kërkoni azil pranë një zone ku keni të afërm, të njohur ose miq që janë tashmë të mirëstrehuar dhe mund t’ju japin një dorë ndihmë në këtë periudhë shumë të vështirë. Nëse këta të njohur janë të strehuar nëpër qendra për emigrantët, do ta kenë të pamundur t’ju ndihmojnë sepse rregullorja e këtyre qendrave nuk e lejon strehimin e njerëzve që nuk janë të rregjistruar në qendër. Edhe vizitat janë të kufizuara dhe të mirërregulluara.

Kur ju jepet strehim

Patjetër, ka po ashtu mundësi që për ju të gjenden menjëherë vende strehimi. Në këtë rast, do të shoqëroheni drejt një qendre të caktuar. Pavarësisht ndryshimeve mes llojeve të qendrave, në përgjithësi shërbimet që ju ofrohen janë të njëjta: Qeraja është e paguar. Do t’ju caktohet një punonjës social me të cilin do të takoheni rregullisht dhe me të cilin mund të flisni rreth nevojave tuaja. Do t’ju ofrohet shkollim për fëmijët, mbulim shëndetësor falas, pagesë e faturës së ujit dhe të energjisë. Mbulimi i këtyre shërbimeve vazhdon për sa kohë jeni në procedurë azilkërkimi dhe, zakonisht, nëse merrni një përgjigje miratuese të kësaj kërkese. Nëse ju vjen përgjigje refuzuese, ka shumë të ngjarë që shumica ose të gjitha këto shërbime t’ju mohohen.


Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet:                                                                                                                                       

1 Le Monde, (janvier 2020). Réfugiés : l’Ile-de-France concentre les problèmes de logement

https://www.lemonde.fr/societe/article/2020/01/28/refugies-l-ile-de-france-concentre-les-problemes-de-logement_6027488_3224.html

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights