Azili: Vërtetimi i kërkesës dhe firmosja me OFFI-n

Foto nga Marcos Paulo Prado në Unsplash

Çfarë afati kanë vërtetimet si kërkues azili dhe si rinovohen ? Kur ju jepet dosja përkatëse për t’u plotësuar nga OFFI?

Të bëjmë një përmbledhje shpejtazi : Jemi gjithnjë tek Sporteli i Vetëm dhe i Posaçëm për azilkërkuesit (GUDA në frëngjisht), ku ju gjeni të përmbledhura shërbimet e prefekturës dhe të Zyrës Franceze për Emigrimin dhe Integrimin (OFII). Eshtë një ditë shumë e rëndësishme për ju.

Vërtetimi që jeni kërkues azili

Pasi ju janë bërë pyetje të ndryshme, ju është caktuar gjuha e procedurës, ju janë marrë shenjat e gishtave dhe ju është dhënë Guida e Azilkërkuesit, prefektura duhet t’ju japë në dorë vërtetimin e kërkesës për azil, formën-tip të së cilit e gjeni këtu « attestation de demande d’asile »1 ,1me një kohëzgjatje prej një muaji. Ky vërtetim, që ju lejon tashmë të qendroni ligjërisht, por jo të punoni, në tokën franceze, më vonë do të rinovohet. Ai ka të shkruar sipër edhe llojin e procedurës në të cilën jeni vendosur e për të cilën kam shkruar më herët këtu.  

; pra do të kuptoni nëse prefektura ju ka vendosur në procedurë normale, të përshpejtuar (accélérée) ose « Dublin ». Njëkohësisht, ky është edhe dokumenti që vërteton që ju jeni kërkues azili, ndaj duhet të keni gjithnjë me vete origjinalin ose kopjen e tij.

Një këshillë shumë e rëndësishme: dërgojeni dosjen tuaj drejt OFPRA-s gjithnjë si letër rekomande, jo si letër të thjeshtë. Kështu do të keni provën zyrtare të dërgesës.

Normalisht, prefektura duhet t’ju japë edhe një datë paraqitjeje për të rinovuar këtë vërtetim. Ky rinovim do të bëhet në prefekturë, jo te GUDA. Mos u shqetësoni nëse data që ju jep prefektura shkon përtej afatit prej një muaji të treguar tek vërtetimi i kërkesës për azil sepse ju mbeteni i/e mbrojtur!

Nëse jeni në procedurë normale, vërtetimi i dytë do të ketë një kohëzgjatje prej 9 muajsh, kurse më vonë do të rinovohet çdo 6 muaj. Nëse jeni vendosur në procedurë të përshpejtuar (siç janë aktualisht shumica e kërkuesve të azilit nga Shqipëria dhe Kosova), vërtetimi i dytë zgjat 6 muaj e pastaj rinovohet çdo 3 muaj. Nëse procedura juaj është “Dublin”, vërtetimi i dytë shtrihet për 4 muaj, me ripërtëritje çdo 4 muaj. Kuptohet, nëse kërkesa juaj për azil hidhet poshtë, nuk do të ketë më rinovime të këtij vërtetimi. Ndërsa, kur kërkesa juaj miratohet, ju do të pajiseni me të tjera dokumente, që ju japin më shumë të drejta dhe që kanë kohështrirje shumë më të gjatë. Për të dyja këto raste, pra edhe kur kërkesa ju miratohet, edhe kur ajo hidhet poshtë, do të shkruaj hollësishëm pak më vonë sepse janë tema shumë të gjata, me shumë hollësi ligjore.

Formulari OFPRA

Prefektura do t’ju japë, në fund, atë që njihet si formulari OFPRA (Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi), për të cilin ka shumë të ngjarë të këshilloheni që ta mbushni bashkë me punonjësin e Platformës së Pritjes për Azilkërkuesit (PADA në frëngjisht) ose të Strukturës së Parë të Pritjes për Azilkërkuesit (SPADA në frëngjisht), ku ju keni shkuar në fillim. Ai mbushet gjithnje ne frengjisht. Ky formular, në të vërtetë, është dosja që ju do të fusni në sistemi ligjor francez e me anën e së cilës kërkoni azilin. Ajo ka këtë formë dhe përmban këto pyetje të hollësishme le formulaire Ofpra (fiche n°4-1)2.

. Një pjesë të sajën, me siguri, do ta mbushni bashkë me oficerin e PADA-s ose SPADA-s, kurse një pjesë, pikërisht atë ku tregoni historinë që ju ka shtyrë të kërkoni azil, do ta mbushni ju vetë. Përciptazi, për këtë çast, kam shkruar këtu. Por do t’i kthehem sërish mbushjes së dosjes dhe rrëfimit të historisë, duke shkruar artikuj të posaçëm, sepse është një hallkë shumë e rëndësishme e gjithë këtij procesi të gjatë. Gjithsesi, dy këshilla të rëndësishme:

1. Mos harroni ta dërgoni këtë dosje tek OFPRA brenda 21 ditësh pasi të keni marrë vërtetimin e kërkesës për azilpër të cilin flitet në krye të këtij artikulli! Nëse nuk kërkoni azil për herë të parë, ky afat është 8 ditë.

 2. Dërgojeni dosjen tuaj drejt OFPRA-s gjithnjë si letër rekomande, jo si letër të thjeshtë, në mënyrë që të keni provë zyrtare të dërgesës!

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet

Gisti, (korrik 2021).

https://www.gisti.org/IMG/pdf/attestation_asile.pdf

2Gisti, (korrik 2021).

https://www.gisti.org/IMG/pdf/formulaire_ofpra.pdf

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights