“Partir, c’est être seul et courageux”

Ky është libri i parë që boton Daniel Ero. Dhe i kushtohet Dashurisë, me D të madhe. Emigrant i mbërritur në Francë disa vjet më parë, për shkak të Dashurisë, vetëm kjo e fundit i dha forcën për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive të dokumenteve dhe ndarjes nga të dashurit. Ishte Dashuria që i dha gjithashtu fuqinë për të vazhduar krijimin dhe, më në fund, për të botuar.

Kam njohur Francën e thellë, atë të vëllazërisë dhe të lirisë. Aty ku njerëzit ju shtyjnë në realizimin e projekteve tuaja dhe ju shoqërojnë, nëse është e mundur.

Heronjtë e tij janë njerëz të të gjitha ngjyrave, sepse Dashuria jo vetëm që i pranon të gjitha ngjyrat, por, mbi të gjitha, i deklaron ato me zë të lartë dhe të qartë.

Subjektet e tij janë po aq të gjera. "Përmes temës qendrore të Dashurisë, i lejova vetes t’I afrohesha temave të emigracionit, të Covid-19, hipokrizisë, diversitetit kulturor, rëndësisë së arsimit dhe familjes, angazhimit dhe detyrës, përmes homazheve kushtuar kolonelit Arnaud Beltrame dhe Mamadou Gassama".

Por kush është Daniel Traore? Nga vjen dhe për cilat arsye? Cili është rrugëtimi i tij në Francë?

-Emri im është Traore Djakaridja Daniel, i njohur me pseudonimin Daniel Ero në profesionin tim si shkrimtar. Zgjodha një pseudonim për të shënuar ndryshimin midis asaj që jam dhe asaj që bëhem duke veshur rrobat e shkrimtarit. Për mua, një shkrimtar është një artist që e vë veten në shërbim të shoqërisë me të cilën ai / ajo ndan artin e tij.

Për mua, të jetosh në Francë, vendi i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, është mundësia perfekte për të përmbushur ëndrrat e mia: të shkruaj në tokën e Viktor Hugosë, të punoj në sektorin humanitar dhe të kryej doktoraturën në drejtësi.

Daniel Éro

Gruaja ime ishte në Francë, duke studiuar për tezën e saj. Na lindi një vajzë të vogël dhe e bukur dhe, duke dashur të isha pranë dy trëndafilave të mi, edhe unë u shpërngula. Në mënyrë që gruaja të përfundojë studimet e saj dhe të realizojë ëndrrat dhe, nga ana tjetër, për t'u ofruar fëmijëve tanë një mjedis më të mirë për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Për mua, të jetosh në Francë, vendi i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, është mundësia perfekte për të përmbushur ëndrrat e mia: të shkruaj në tokën e Viktor Hugosë, të punoj në sektorin humanitar dhe të kryej doktoraturën në drejtësi.

Cilat ishin vështirësitë, por edhe njerëzit dhe ngjarjet pozitive që ju kanë prekur më shumë këtu në Francë? ?

Vështirësitë e hasura janë të ndryshme, por të zakonshme për shumë emigrantë: përshtatja me mjedisin e ri, marrja e një leje qëndrimi të përhershme, gjetja e një pune dhe strehimi të mirë, nostalgjia për vendin, ndarja nga ata që kanë mbetur në vendet tona të origjinës dhe, sot, padyshim Covid-19. Këto janë gjithashtu tema që trajtoj në përmbledhjen time me poezi.

Kam njohur Francën e thellë, atë të vëllazërisë dhe të lirisë. Aty ku njerëzit ju shtyjnë në realizimin e projekteve tuaja dhe ju shoqërojnë, nëse është e mundur.

Kur flasim për temën e migrimit në Francë, çfarë ju më shumë pershtypje?

Njohja e dobët e ligjit dhe e interpretimit të tij. Edhe pse ligji është i njëjtë për të gjithë, kushtet për dhënien e lejeve të qëndrimit duket se ndryshojnë nga njëri departament në tjetrin, a thua se ka kuota të njohura ligjërisht pë të huajt për secilin departament. Disa njerëz flasin për politikat e emigracionit. Por, nëse mund të ligjërojmë një person, i cili nuk ishte i ligjeruar deri atëherë, sepse ai person i bëri një ditë një shërbim Francës, pse të mos u japim të gjithëve një mundësi për të treguar atë që mund të bëjnë për Francën?

Meqë po flasim për marrjen e një mundësie, pse ky libër?

Ky libër është një ëndërr e vjetër, një projekt i vjetër. Unë gjithmonë kam shkruar poezi, por pa botuar kurrë. Ishte për gruan time dhe për familjen time në përgjithësi. Pastaj, me izolimin e Covid-19, ndjeva nevojën për të bërë diçka për të ftuar njerëzit në më shumë dhembshuri, ndihmë reciproke dhe dashuri.

Dhe falë ndihmës së gruas dhe vjehrrës sime, kjo ëndërr u bë e vërtetë.

Pse poezia?

Sepse e dua poezinë, veçanërisht atë klasike me ritëm të mirë (sepse për mua është, së pari, Art). Poezia është muzikë pa zë, nëse mund ta them kështu, që prek, sensibilizon, sfidon, nxjerr në pah dhe u jep zë njerëzve duke qenë zëdhënësja e tyre.

Kjo është arsyeja pse, përmes temës qendrore të Dashurisë, i lejova vetes t’u afrohesha temave të emigracionit, Covid -19, hipokrizisë, diversitetit kulturor, rëndësisë së arsimit, familjes, angazhimit dhe detyrës përmes homazheve kushtuar kolonelit Arnaud Beltrame dhe Mamadou Gassamës.

Kush dhe çfarë ju frymëzon ?

Unë jam frymëzuar nga përvojat dhe ëndrrat e mia si tek "Unë kam një ëndërr" nga Martin Luther King.

Për mua, një poet përdor përvojën e tij për të aspiruar për një të nesërme më të mirë. Frymëzohem nga Viktor Hugo, Lamartine, Alfred De Musset, Birago Diop.

Poezia ime bazohet në shprehjen e ndjenjave të thella dhe të vërteta. Kur shkruaj një poezi dhe lexuesi nuk ndjen asgjë, për mua është një dështim.

Cilat janë projektet tuaja këtu në Francë?

Të ndërtoj një të ardhme më të mirë për familjen time. Siç kanë mundur të huajt e tjerë, të jetoj plotësisht pasionin tim të të shkruarit në këtë vend që i do shkrimtarët. Të përfundoj doktoraturën dhe të mësoj të vihem më mirë në shërbim të njerëzimit duke filluar nga vendi im mikpritës: Franca.

Dhe mesazhi yt, Daniel?

Eshte Dashuria. Ne duhet t'i kthejmë dashurisë vendin e saj të vërtetë në marrëdhëniet tona njerëzore. Të jesh në gjendje ta duash thjesht tjetrin, duke mos pritur domosdoshmërisht diçka në këmbim. Shoqëria jonë tashmë është shumë materialiste. Ne gjithmonë duam për diçka. Por, unë kam besim në Dashuri, ndaj kam zgjedhur titullin "Nga një Dashuri në Dashurinë tjetër" për përmbledhjen time me poezi. Mund të shihet si një përmbledhje e shkurtër e asaj që nuk duhet bërë dhe çfarë duhet bërë për të dhënë Dashuri.

Rilindje e dhimbshme

I them lamtumirë jetës me të gjitha kujtimet e mia

 I them lamtumirë të gjitha miqësive dhe familjeve

 I them lamtumirë vetes pa dështuar

 I them lamtumirë gjithçka dhe të gjithëve, duhet të shkoj.

 

 Të ikësh do të thotë të vdesësh pak

Njerëzit me siguri do ta kenë të vështirë, por përfundimisht do të më harrojnë

 Do ta kem të vështirë, por përfundimisht, do ta pranoj

 Jeta e tyre e përditshme do të më dëbojë nga rutina e saj

Do të vuaj, por më duhet të kërkoj bukën time.

 

 Të largohesh do të thotë të jesh vetëm

Ngrohtësia dhe ndarja njerëzore mungojnë në momentet më të këqija

 Asnjë dorë për të fshirë lotët që do të na vizitojnë shpesh

Asnjë shpatull për t'u mbështetur kur pengohemi

Vetëm, në këtë botë të re, ne po rizbulojmë.

 

Të largohesh do të thotë të jesh guximtar

Të angazhohesh pa siguri është e frikshme dhe është gjithashtu të largohesh

Asnjë sferë magjike nuk do të tregojë të ardhmen dhe ne shkojmë

Ndoshta më e keqja na pret për të na ndaluar nga e qeshura

Vetëm guximi banon tek ne dhe ne largohemi.

 

Të largohesh është të shpresosh

Se nesër të jetë më mirë se sot

Se në rrugën tonë të re, ne lidhemi me lumturinë

Se destinacioni i ri do të jetë një livadh i patrembur

Se ne do të pagëzohemi nga një shi i bukur i bukur.

 

Të largohesh do të thotë të rilindësh

Feniksi ngrihet nga hiri i tij

Unë do të rilind nga funerali im

E kaluara ime do të bëhet një forcë shtytëse, disi

Unë do të rilind edhe më i fortë, me vrullin tim për të marrë.

 Daniel Ero "Nga një Dashuri në tjetrën Dashuri"

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

1 thought on ““Partir, c’est être seul et courageux””

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights