Moussa raconte son histoire à Elda Spaho Bleta, journaliste et fondatrice de Pro IDE. Crédit photo Pro IDE, avril 2021

Musa, një ish i mitur: Isha unë që theva akullin!

Si jeton në Francë një i mitur i huaj, pa familje? Cfarë ndodh nëpër qendra dhe shkolla dhe përse gjendja po shkakton përplasje gjithnjë e më të forta mes shtetit dhe shoqërisë?

Eshtë historia e përditshme e « të rriturve » që kanë mbërritur të mitur të pashoqëruar, disa vetëm 12 vjeç, në tokën e Volterit dhe të Deklaratës së Parë të të Drejtave të Njeriut. Rëndom njohur me togfjalëshin Mineurs Non Accompagne (MNA) në Francë, në ditëlindjen e 18-të, të rrallë janë ata mes tyre që nuk dridhen. Të mbrojtur deri në njëfarë mënyre nga statusi i të miturit, edhe kjo mburojë e fundit shkërmoqet pa zhurrmë. Avionët nisen me ta në bord, për t’i kthyer atje nga ku erdhën.


Avant de parler de l’aller, il faut parler du départ. Et surtout de l’arrivée en France. De ce qui vient après. Puis, du jour où ils deviennent adultes, 18 ans. Une journée que des millions d’adolescents célèbrent bruyamment, avec joie. Mais pour eux, ce n’est pas le cas.

Por para se të flitet për ikjet, duhet folur për nisjet. Dhe sidomos për mbërritjet në Francë. Për vazhdimin. Pastaj, për ditën kur bëhen të rritur, 18 vjeç. Një ditë që miliona adoleshentë e festojnë zhurmshëm, me gëzim. Por për ta, nuk është ky rasti…

Këmbëngulja e këtyre fëmijëve të vetmuar për të çarë në Francë, edhe pse me lidhje familjare të këputura, duhet të merret lehtë me mend. Edhe kjo pjesë e rëndësishme e fëmijërisë së tyre, e ikur përgjithmonë. Jetuar përditë në sprovë, nga një qendër pritjeje në tjetrën. Gjiithnjë shoqëruar me frikë. Edhe kjo duhet të merret shumë lehtë me mend. Por, sërish, ky nuk është rasti. Ndaj, historitë duhen rrëfyer. Dhe Musa, tashmë 20 vjeç, është gati ta rrëfejë të tijën, tani dhe këtu, në oborrin e një ndërtese në Nancy, rue de Drouin.

Jetoj për të rrëfyer

“Kam mbërritur në Francë vetëm me një shok, edhe ai fëmijë si unë, 15 vjeç. Endërronim të mos ishim më aq shumë të varfër dhe të shkolloheshin rregullisht. Kjo gjë në Guine, në qytetin ku jetonim, thjesht nuk ishte e mundur. Nuk edukohesh dot me barkun bosh. Pas disa kohësh si erdhëm në Francë, na ndanë në qendra të ndryshme. Madje, tani jetojmë në qytete të ndryshme.

 Në fillim, më vendosën përkohësisht në një Shërbim të Shoqërimit për Të Miturit E Huaj Të Pashoqëruar -Service d’Accompagnement des Mineurs Isoles Etrangers (S.A.M.I.E). Qaja gjithë kohën dhe kam vazhduar të qaj për shumë kohë... Ndihesha shumë i vetmuar.

Institucioni pati dyshim që nuk isha fëmijë, ndaj, derisa të bëheshin analizat e kockave dhe të merrej vendimi i Gjykatësit të të Miturve, më çuan në një qendër tjetër, në Nancy.

Je suis arrivé en France avec seulement un ami, un enfant comme moi de 15 ans. Nous rêvions de ne plus être si pauvres et d’être régulièrement scolarisés. En Guinée, la ville où nous vivions, ce n’était tout simplement pas possible. On ne peut être éduqués l’estomac vide 

Kjo e fundit, jo vetëm nuk na çonte në shkollë, por nuk kishte as program të mirëpërcaktuar edukimi për të kaluar ditën. Shtatë muaj të pafund përgjatë të cilëve më të shumtën e kohës vetëm hanim dhe flinim. Dhe prisnim pa fund. Ishim me dhjetëra djem të mitur, nga shumë kombësi. Askush nuk na sqaronte për procedurat, çfarë po bëhej, çfarë pritej nga ne. Dukej sikur çdo gjë ishte lënë në harresë, sikur askush nuk kujtohej për ne. Nuk na ofroheshin madje as kurse të rregullta të gjuhës franceze, përveç kur vinin vullnetarë me dëshirën e tyre. Por kjo ishte dicka spontane, e parregullt, sipas mundësive që kishte secili prej tyre. Shumë fëmijë u larguan nga qendra, nëpër shtëpitë e njerëzve që i njohën këtu në Nancy, në përpjekje për të ecur vetë, për të gjetur punë dhe shkollim».

« Një ditë, qendra hapi dyert për publikun, median dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Të miturit e tjerë më caktuan që t’i përfaqësoja, të flisja, të organizoja intervista. Dhe i bëra të gjitha këto. U tregova vizitorëve gjithçka që po përjetonim, sa e vështirë ishte gjendja. Dhashë intervistë edhe për një gazetar. Dikush më tha që, mes vizitorëve, ishte edhe një përfaqësues i Këshillit Departamental. Vendosa t’i afrohem, t’i shpjegoj gjendjen time dhe të të tjerëve. I drejtova publikisht pyetje. Mendoj se nuk duhet të ndruhesh asnjëherë të takosh njerëzit, të kërkosh të drejtat e tua.

Edhe pse isha shumë i lënduar, i mërzitur, ruajta gjatë gjithë kohës qetësinë. Ai më dëgjoi dhe më premtoi që do të pyeste për dosjen time. Dhe kështu, disa javë më pas, mora vendimin përfundimtar zyrtar që më njihte si të mitur”.

Shqip Grupi i të rinjve ACTION LES JEUNES 54! gjatë një prej aktiviteteve në sheshin Stanislas, Nancy, Meurthe-et-Moselle, mars 2021.

Në foton lart, i riu Musa duke i dhënë intervistën gazetares Elda Spaho Bleta. Prill 2021. Foto credit Pro IDE.

Pas njohjes zyrtare

“Pas përgjigjes, më pranuan sërish në S.A.M.I.E. Fillova shkollën. Tani ishte rradha e një vështirësie tjetër; nxënësit në klasë nuk më pranonin; talleshin me mua, përqeshnin theksin tim, nuk më ftonin kurrë. Më kanë përkrahur e ndihmuar vetëm profesorët dhe u jam shumë falenderues.


Je n’ai jamais eu de rancune, je n’ai jamais enlevé mon sourire et ma politesse. J’ai décidé de donner à mes camarades de classe le temps de me connaître. Ils ne me connaissaient pas, j’étais étranger, j’étais différent. Ils me découvraient.

Nuk mbajta kurrë mëri, nuk e hoqa kurrë buzëqeshjen dhe mirësjelljen. Vendosa t’u jap kohë shokëve të klasës të më njihnin për atë që isha me të vërtetë. Ata nuk më njihnin, isha i huaj, isha ndryshe. Ishin duke më zbuluar. Ajo që qarkullon në media për fëmijët e të rinjtë si unë, që vijnë vetëm nga vendet e varfëra, ka shkaktuar shumë frikë. Përshkruhemi zakonisht si kriminelë, vetëm për shkak të një pjese jashtëzakonisht të vogël mes nesh. Jashtëzakonisht të vogël! Opinioni publik ka nevojë të na shohë, të na zbulojë për atë që jemi me të vërtetë. Kjo është një nga arsyet pse po e tregoj historinë time sot.

Isha unë i pari që thyeja akullin; i ftoja unë, gatuaja për ta, futesha në biseda, mësoja fort. Patjetër, ka gjithnjë njerëz që nuk do të ndryshojnë kurrë mendim për mua, që nuk do të duan kurrë të më njohin. Por unë nuk mund të lejoja persona të tillë të më destabilizonin nga qëllimi për të ndërtuar një jetë më të mirë. Kisha bërë rrugë shumë të gjatë; kam parë njerëz të vdesin para syve të mi ndërsa udhëtoja drejt Francës. Nuk do të lejoj keqdashjen e një grushti njerëzish të më heqë besimin tek e ardhmja. Ata janë shumë pak, në të vërtetë shumica presin mundësinë të të njohin.


Ce qui circule dans les médias à propos des enfants et des jeunes comme moi, qui viennent seuls de pays pauvres, a causé beaucoup de peur parmi les gens ici en France. Nous sommes très souvent décrits comme des criminels, uniquement à cause d’une très petite partie d’entre nous.

Dhe, kjo dha frytet e veta; sot jam i pranuar dhe i ftuar kudo nga shokët e mi të klasës të cilët as vetë nuk arrijnë ta kuptojnë pse më largonin në fillim. Gjërat ndryshojnë. Njerëzit ndryshojnë. Nuk duhet të heqësh kurrë dorë nga shpresa dhe nga njerëzit”.

Pas njohjes si i mitur, vetëm pak kohë e qetë për Musën dhe të tjerët si ai. Shumë shpejt, do të mbushte 18 vjeç. Ishte rradha tashmë e të tjera procedurash të gjata, gjithnjë me rrezikun e kthimit në vendin e tij, edhe pse mjeshtëronte frëngjishten, punonte vullnetarisht, kishte nota shumë të mira në shkollë.

“Kam ndryshuar pa fund qendrat dhe hotelet ku më çonin për banim, sipas ndryshimit të një dispozite të caktuar. Edhe tani jam duke u bërë gati të shpërngulem. Por kam vazhduar përpjekjet për ndërtimin tim si njeri si dhe për integrimin këtu në Francë, gjithnjë me qetësi dhe me këmbëngulje, duke u përpjekur të marr me mend vështirësitë e palëve të përfshira. Mësimi i frëngjishtes është kyç. Duhet durim, por edhe vullnet i mirëfilltë i atyre që janë në fuqi për të na parë e për të na dëgjuar. Nga ana tjetër, ne nuk duhet të rreshtim kurrë së foluri për çështjen tonë. Për momentin, kam një kontratë « I rritur i Ri » me Këshillin Departamental e cila më lejon të qendroj në Francë ». (vazhdon)

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në nancy@oxfamfrance.org. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian