"Çështja kryesore për ta mbetet mospajisja me dokumente. Kjo i pengon të vazhdojnë trajnimin ose punën pasi mbushin 18 vjeç. Edhe kur kanë garancinë zyrtare të një kontrate pune".
Pasi ka identifikuar dhjetëra e dhjetëra Minorenë të Pashoqëruar (MNA), të regjistruar në trajnime profesionale, në zeje për të cilat ka mungesë krahu pune në Francë, por të cilëve u mbyllen këto kurse pasi mbushin 18 vjec, organizata franceze Réseau Education Sans Frontière (RESF 54) vendos t’i mobilizojë. Kështu lind grupi rinor ACTION LES JEUNES 54! Në pak javë, i janë bashkuar se më shumë 120 të rinj që banojnë në Meurthe-et-Moselle. Në 15 qershor, ata do të takojnë prefektin. Qëllimi? "Për ta bërë më njerëzor perceptimin e Prefekturës ndaj çështjes së tyre", thotë RESF 54, që ka punuar shumë për ta organizuar këtë takim. Ndoshta një model kombëtar për të treguar më të mirën e MNA dhe për të ngritur zërin e tyre në mënyrë paqësore?
Pse ky kolektiv dhe si të bëheni pjesë e tij? Si mund t’i ndihmoni të tjerët dhe të ndihmoni veten? Përgjigje. Si dhe një analizë e hollësishme mbi gjendjen e përgjithshme të këtyre të miturve dhe të rinjve në Francë, në një intervistë ekskluzive dhënë për Pro IDE, nga organizatat RESF, A Toit pour les Migrant, Ligue pour les Droits de l'Homme, në Meurthe-et -Moselle.
Pro IDE - Pse ky kolektiv? Çfarë mund të ndryshojë për mirë?
Ne, vullnetarë dhe aktivistë, anëtarë të shoqatave dhe kolektivave të ndryshëm, bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur emigrantët pa dokumente qendrimi në Francë, të rinj dhe të moshuar, njerëz të vetmuar, familje. Mbështesim nevojat e tyre në ndihmë administrative, arsim, strehim, ushqim, etj. Por gjithashtu ndërmarrim aktivizëm dhe luftë politike. Qëllimi përfundimtar: që çdokush, qytetar i kësaj bote, mund të ketë identitetin i tij, pa mëdyshje. Ekziston një motiv i thellë për secilin prej tyre për të qenë në Francë… dhe për të qëndruar aty.
Ideja e këtij kolektivi rinor është të shtojë një dimension në luftërat tona, atë të fuqisë për të vepruar të parët vetë ata që janë në nevojë. Përmes mbështetjes, ideja është që të rinjtë t’i dalin zot vetes, që ata të mobilizohen për kauzën e tyre. Jo vetëm secili më vete, por edhe të bashkuar.
Ne shohim të paktën dy të mira për të rinjtë anëtarë:
- ndjehen më pak të vetmuar, më pak të izoluar, më pak të braktisur, duke u takuar me anëtarët e tjerë, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet e tyre, pasionet, shqetësimet, dëshirat dhe dyshimet.
- ndjehen më të fortë, më të sigurt në të ardhmen e tyre, këtu në Francë në veçanti; por gjithashtu fitojnë vetëbesim që mund të udhëheqin vetveten përmes përpjekjeve, (me mbështetje nëse është e nevojshme).
“Shikoni, njerëzit kanë frikë nga emigrantët dhe shteti ka frikë se mos kjo frikë kthehet kundër tij. Ndaj, ai bën qëndresën më të madhe ndaj të huajve, duke shpresuar të qetësojë votuesit”.
Pro IDE- Pse duhet të bashkohen në këtë grup të rinjtë pa leje qëndrimi në Francë?
Për dy virtytet e mësipërme: për të dalë nga izolimi dhe për të qenë më të fortë së bashku.
Dhe, megjithëse mund të duket utopike, mbani në mend se qëllimi përfundimtar i të gjithë dinamikës sonë është të sigurojmë për ta dokumentet e qendrimit në Francë.
Pro IDE- A ka një emër zyrtar ky grup? Si mund të marrin pjesë të rinjtë e Meurthe-et-Moselle? Si mund ta kontaktojnë atë?
Ky kolektiv quhet Action Les Jeunes 54 ! (Forca të rinjtë e departamentit 54! -shënim i autores). Për të marrë pjesë, mjafton të lidheni me një nga themeluesit e rinj, i cili kujdeset për shtimin e të porsaardhurit në listë. Për të marrë një kontakt, dërgoni një SMS në 07 77 34 79. 83.
Pro IDE – Secili nga këta të rinj ka mbërritur vite më parë në Francë vetëm, si fëmijë i pashoqëruar nga familja (MNA). Tani që janë më shumë se 18 vjeç, cila është gjendja e tyre në Nancy, dhe më tej, në të gjithë Francën? Çfarë na tregojnë numrat?
Shpesh është e pabesueshme të dëgjosh historitë e tyre të mbërritjes në Nancy. Pse Nancy? Arsyet lëkunden mes rastësisë, një njohjeje të paqartë të dikujt, një nxitimi ... Le të themi se në përgjithësi, asgjë nuk i paracaktoi të jetonin në këtë qytet. Merreni me mend: të mitur, në mes të askundit, në një qytet në anën tjetër të botës nga vendi ku u nisën, disa muaj ose vite më parë.
Ndërsa në lidhje me arsimin, shumë pranohen në shkollat publike, por jo të gjithë. Në varësi të sektorëve profesionalë, shpesh publiku nuk i pranon. Pra, sektori privat mbetet mënyra e vetme e mundshme , por CD refuzon çdo mbështetje financiare! Për fat të mirë, bujaria popullore bën të mundur zbutjen e nevojës për para në rrethana të tilla.
Dhe pastaj, për t’i vënë kapakun gjithë këtyre mundimeve, kur paraqiten para autoriteteve, reagimi i parë është që vihet në dyshim fakti që janë fëmijë si dhe legjitimiteti i tyre për të qenë këtu. Ky është vetëm fillimi i një rruge plot pengesa: teste kockash, kontrolle, diskriminim ...
Për disa, rezultatet e këtyre testeve (të cilat janë objekt i akuzave të shumta, aq e dyshimtë është besueshmëria e tyre), nuk njohin që ata janë fëmijë. Atëherë, para tyre hapen procedura të tjera, të gjata dhe të ngatërruara.
Néanmoins, une fois reconnus mineurs (pour ceux qui le sont), les jeunes sont pris en charge par le Conseil Départemental (CD) qui est autorité de tutelle pour les mineurs reconnus. On peut regretter que les conditions de vie de ces jeunes, même pris en charge par le CD soient parfois peu acceptables. Certains, bien lotis, sont hébergés « en famille citoyenne » (genre de « familles d’accueil »), tandis que d’autres sont soit en foyer encadrés par des travailleurs sociaux en sous-effectifs, soit à l’hôtel, dans des kushte katastrofike, pa mundësi gatimi ose për të kryer detyrat e shkollës, etj.
Ndërsa në lidhje me arsimin, shumë pranohen në shkollat publike, por jo të gjithë. Në varësi të sektorëve profesionalë, shpesh publiku nuk i pranon. Pra, sektori privat mbetet mënyra e vetme e mundshme , por CD refuzon çdo mbështetje financiare! Për fat të mirë, bujaria popullore bën të mundur zbutjen e nevojës për para në rrethana të tilla.
Ky kolektiv quhet Action Les Jeunes 54 ! (Forca të rinjtë e departamentit 54! -shënim i autores). Për të marrë pjesë, mjafton të lidheni me një nga themeluesit e rinj, i cili kujdeset për shtimin e të porsaardhurit në listë. Për të marrë një kontakt, dërgoni një SMS në 07 77 34 79. 83.
Një nga drejtuesit e RESF 54, Johan Chanal, dhe disa prej anëtarëve të grupit ACTION LES JEUNES 54! gjatë një prej takimeve të tyre. Nancy, Meurthe-et-Moselle, mars 2021. Photo credit Pro IDE
Sur la photo en-dessus: Une affiche lors d’une action de sensibilisation au sujet des migrants, organisée par de nombreuses associations, à Nancy, Meurthe-et-Moselle, place Stanislas. Avril 2021. Crédit photo PRO Ide.
Çështja kryesore për ta mbetet mospajisja me dokumente të rregullta në Francë. Kjo i ndalon të vazhdojnë trajnimin ose punën pasi mbushin moshën 18 vjeç. Edhe me garancinë zyrtare të një kontrate pune. Sa i përket mbrojtjes nga CD, edhe kur zgjat disa javë ose muaj për disa të rinj (deri në moshën 21 vjeç), ajo pushon shpesh menjëherë në ditën kur bëhen madhorë, 18 vjeç. Pas kësaj, shumë të rinj nxirren në rrugë, me një qese plastike në dorë, me disa rroba si bagazh.
Pro IDE - C’thotë opinioni publik francez?
Opinioni publik është i ndikuar nga mënyra e mbulimit mediatik mbi imigracionin, nga pamjet që vijnë e shkojnë në kompjutera dhe ekrane televizive: një luzmë migrantësh, që enden nëpër lagje të varfra, shumë shpejt të kthyer në kriminelë! Kjo nuk të bën të dëshirosh gjë tjetër veçse të mbrohesh nga këto personazhe fantazmë. Disa shpirtra të pamend pëlqejnë të na bëjnë të besojmë se emigrantët janë këtu për të na kanibalizuar. Nuk është për t'u habitur që frika po fiton hapësirë midis shumë bashkatdhetarëve tanë.
Sidoqoftë, ne e shohim atë çdo ditë: mobilizimi i qytetarëve është vërtet i fortë. Ka shumë shpërthime solidariteti, si në fshatra ashtu edhe në qytete. Nisma nga të gjitha llojet tregojnë se, për shumë francezë, solidariteti është alfa dhe omega e mënyrës së tyre të jetesës dhe se liria, barazia dhe vëllazëria janë vlera që kanë rëndësi për të gjithë ata që hyjnë në tokën franceze.
Pro IDE-Si e shpjegoni ashpërsinë e prefekturave ndaj këtyre të rinjve, pasi ata bëhen madhorë, pra 18 vjeç? Edhe kur vërtetojnë që janë integruar në Francë? Shumë prej tyre kanë gjetur madje edhe kontrata në sektorë shumë të stresuar, të cilët vuajnë nga mungesa e punëtorëve në Francë.
Ne besojmë se prefekturat po zbatojnë vetëm udhëzimet e marra nga maja e shtetit. Gjegjësisht: asnjë rregullim! Ekziston një konsensus i caktuar (shkencor dhe politik, politik në kuptimin fisnik të termit, jo në kuptimin politik) që kjo sjellje i detyrohet vetëm frikës nga opinioni publik. Shikoni, njerëzit kanë frikë nga emigrantët dhe shteti ka frikë se kjo frikë do të kthehet kundër tij. Ndaj, ai shfaq qëndresën më të madhe ndaj të huajve, duke shpresuar të sigurojë votuesit.
Rezultati i kësaj politike: Siç thoni ju, shumë prej këtyre të rinjve kanë demonstruar nivele të larta integrimi, kanë premtime pune, por, gjithsesi, ata nuk kanë marrë dokumentet ligjore. Si rrjedhim, ata janë të detyruar të jetojnë në ilegalitet, në dyshim, duke pritur të çlirohen përfundimisht, si qytetarë të kësaj bote.
Pro IDE-Quelle est la stratégie des associations de lutte pour les droits des migrants (RESF, A TOIT POUR LES MIGRANTS, LDH) pour l’avenir ?
Në varësi të shoqatave, ne po veprojmë dhe luftojmë në fusha të ndryshme: solidariteti (ndihma për strehimin, për procedurat administrative, mbështetje për shkollimin); opinioni publik (çmontimi i ideve të keqndërtuara, nxjerrja në pah e idesë së një shoqërie më të bashkuar); politika (mobilizimi i aktorëve publikë, shoqërisë civile, zyrtarëve të votuar dhe qytetarëve).
* Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në nancy@oxfamfrance.org. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.