Azili, rregjistrimi përfundimtar i kërkesës

 Le të kthehemi te marrja e gjurmëve të gishtave: Nëse gjurmët tuaja gjenden në sistemin Eurodac ou si la préfecture trouve un élément de votre passage dans un autre pays de l’Union Européenne (UE), vous serez placé en procédure « Dublin », expliquée brièvement dans l’article précédent. Si la préfecture ne trouve pas de telles informations, vous pourrez alors demander l’asile en France. Sachez qu’avant le rendez-vous en préfecture, on ne peut pas savoir si une personne fait l’objet d’un enregistrement ou non dans le fichier Eurodac. Les pays que vous avez traversé (la Suisse, la Grèce…) et dans lesquels vous avez été contrôlé, n’ont peut-être pas enregistré vos empreintes.  

A kam të drejtë të mos jap shenjat e gishtërinjve? 

Po, ju keni të drejtë të kundështoni dhënien e shenjave të gishtave. Por kini kujdes para se të merrni këtë vendim sepse automatikisht do të vendoseni në procedurë të përshpejtuar.  

Në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, të paktën deri më sot, në çdo rast, ju do të vendoseni në një procedurë të tillë. 

Po sikur gjurmët tuaja të gishtave janë të palexueshme ose të fshira? Sipas organizatës GISTI1, 2021, “disa prefektura kundështojnë të regjistrojnë kërkesat për azil nëse shenjat e gishtërinjve tuaj janë të palexueshme, por kjo është e paligjshme. Nëse është e nevojshme, duhet të shkoni të takoni një shoqatë ose një avokat për të sfiduar këtë praktikë.   

Udhëzues për azilkërkuesit 

Prefektura duhet t'ju japë Udhëzuesin për Azilkërkuesit,Le Guide du demandeur d’asile, édité par le ministère de l’intérieur , botuar nga Ministria e Brendshme, në një gjuhë që ju e kuptoni, si dhe një listë të shoqatave që mund t'ju ndihmojnë. 

Procedurë "normale", "e përshpejtuar" apo "Dublin"?

Pas pyetjeve të para dhe marrjes së gjurmëve të gishtavee, prefektura mund t'ju vendosë në procedurë "normale", "të përshpejtuar" ose në atë"Dublin". Siç e kam përmendur në artikuj të tjerë, nëse jeni një emigrant nga Shqipëria ose Kosova, ka tepër të ngjarë që t’ju fusin në një procedurë të përshpejtuar. Duke lënë mënjanë kuptimin e parë pozitiv që mund t'ju japë ky emërtim, nuk do të thotë që do të merrni shërbimet më shpejt. Shumë avokatë, ligjvënës dhe organizata të shoqërisë civile besojnë dhe deklarojnë se kjo është një procedurë e pafavorshme, e cila mjaftohet me një ekzaminim të shpejtë dhe sipërfaqësor të dosjes. Ajo nuk u lë mjaftueshëm kohë emigrantëve për të përgatitur kërkesat e tyre dhe as gjykatësve për t'i studiuar këto çështje me kujdes.  

Kur mund të vendosem në procedurën e përshpejtuar? 

Në 100% të rasteve, prefektura do t'ju vendosë në këtë procedurë nëse jeni duke kërkuar një rishikim të kërkesës suaj për azil (normalisht pas një përgjigje negative nga institucionet franceze). Për më tepër, ju futeni automatikisht në një procedurë të përshpejtuar kur jeni shtetas i një vendi të sigurt. Gjeni këtu listën e këtyre vendevepays d’origine sûr

Përveç këtyre dy rasteve, ju do të vendoseni në procedurën e përshpejtuar: 

  • nëse deklaroni se keni hyrë në Francë para më shumë se 90 ditësh; 
  • nëse jepni dokumente false të identitetit; 
  • nëse prefektura vëren se ju keni aplikuar tashmë për azil në Francë, me një emër tjetër; 
  • nëse nuk jepni gjurmët e gishtërinjve ose nëse ato janë të palexueshme ose të fshira; 
  • nëse jepni informacion të pasaktë për veten ose udhëtimin tuaj; 
  • nëse jeni arrestuar dhe policia ju jep një detyrim për të lënë territorin (OQTF) dhe ju vendoseni në një qendër ndalimi. 

Edhe nëse prefektura nuk ju ka vendosur në këtë procedurë, të papriturat nuk mbarojnë. Kur paraqisni për shqyrtim kërkesën tuaj tek OFPRA (është institucioni që vendos nëse kërkesa juaj e azilit është pranuar apo kundërshtuar në Francë), kjo zyrë, gjithashtu, mund t'ju mxjerrë nga një procedurë normale për t'ju vendosur nën një procedurë të përshpejtuar, pasi ka studiuar dosjen tuaj. 

Burimet 

Gisti, (Prill 2021). Demander l’asile en France.  

https://www.gisti.org/spip.php?article5116&quoi=tout#2

Légifrance, (prill 2021). Code de l'entrée et du séjour des étrangers et du droit d'asile 

https://www.legifrance.gouv.fr/codes/id/LEGISCTA000031202369/

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit "Migrimi, Rinia dhe Interneti". Ai është shkruar nga Elda Spaho Bleta, vullnetare e grupit lokal Oxfam në Nancy, e cila i kushtoi shumë vëmendje informacionit të dhënë. Burimet e informacionit janë cituar dhe, kur jepen këshilla vetjake, kjo është përgjegjësi vetëm e redaktores. Nëse, pavarësisht vëmendjes së saj, një gabim ka ndodhur, ju lutemi raportojeni duke i shkruar asaj në [email protected]. Ky artikull është botuar me mbështetjen e fondeve të Agjensisë Franceze të Zhvillimit, Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement (GESCOD) dhe me mbështetjen e Oxfam Francë. Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e sipërpërmendura.

1 thought on “Asile, enregistrement final de la demande”

  1. Hello, i read your blog from time to time and i own a similar one and i was just wondering if you get a lot of spam comments? If so how do you stop it, any plugin or anything you can suggest? I get so much lately it’s driving me crazy so any assistance is very much appreciated.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights