Gjatë-atelies-gazetare-qershor-2022-Foto-krediti-Anastasia-Papadopoulos

Guximi për të treguar histori dhe guximi për t'i shkruar ato...

Në faqet në vijim, ju tregojmë një pjesëz të një beteje paqësore të papërfunduar…

15 artikujt që ju paraqesim janë shkruar nga 5 studente nga universiteti i Shkencave Politike në Paris, kampusi i Nancy-it, si pjesë e shërbimit të tyre qytetar në Secours Catholique Caritas Hauts de Lorraine. Ato morën pjesë në një seminar gazetaresk, për gati 2 muaj, në çift me 5 gra dhe vajza të mërguara, si pjesë e projektit "Të vijmë së bashku, të rrëfehemi, të mobilizohemi", në bashkëpunim me platformën shumëgjuhëshe PRO IDE www.pro-ide.fr , kushtuar të mërguarve që jetojnë në Francë.

Seminari u projektua dhe funksionoi si një hapësirë për ndërgjegjësimin dhe lirimin e fjalës, një mision i dashur për zemrën e SCCF. Kemi kaluar ditë shumë të forta, me emocione të dhimbshme, plot lot. U përpoqëm t'i barazpeshonim me aktivitete që na sillnin gëzim: së bashku gatuam, hëngrëm, qamë dhe qeshëm. Gjithçka lëvizte gjithashtu: një nga gratë emigrante, "pa letra" përgjatë seminarit, mori lejen e saj të parë të qëndrimit në Francë disa javë më vonë. E priste që nga viti 2017, siç do ta zbuloni pak më vonë…

Historitë janë shumë të ndryshme.

Po ashtu edhe stilet e të shkruarit.

Ata rrëfejnë kaq shumë fytyra njerëzore të emigracionit dhe se si ne ndërveprojmë me këtë çështje të ndërlikua.

Shpresoj që ndërsa lexoni, do të ndjeni emocionet e forta që ndjeva gjatë udhëheqjes së këtij seminari, duke i njohur më mirë këto 10 vajza dhe gra të guximshme. Të mbërritura nga vende të ndryshme. Duke ecur në shtigje kaq shumë të ndryshme. Por çfarë ngjashmërie si qenie njerëzore, si gra! E njëjta dashuri e parezistueshme për jetën. E njëjta dhimbje e padurueshme përballë padrejtësisë, shoqëruar me qendresë. Secila kishte armët e veta për të luftuar: disa guxuan të flisnin. Të tjerat guxuan të shkruanin.

Secila prej këtyre 5 vajzave dhe 5 grave emigrante ishte, ose ende është, e shoqëruar për muaj, madje edhe vite, nga vullnetarët e SCCF Hauts de Lorraine. Këta artikuj, këto histori njerëzore, nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e tyre dhe të kolegëve të punës. Sot ju prezantojmë një pjesë të këtij rezultati…

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian