Pa dokumente në Francë : A duhet të deklaroj taksat?

Cili është mendimi i ekspertëve dhe organizatave në mbështetje të emigrantëve ? Ku të gjeni formularin ? Rëndësia e kësaj deklarate në kërkesën tuaj për pajisje me dokumente pune dhe qendrimi në Francë. Pajisja me vërtetim taksash..

Emigrantët pa leje qendrimi apo pune në Francë, shumë prej të cilëve në proces kërkese për pajisje me dokumente, nuk e dinë që munden, madje qe duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre para institucioneve fiskale e që mund të pajisen me një dokument të rëndësishëm zyrtar : vërtetimin e Tatim-Taksave.

Dhe aq më pak e dinë që ky mosdeklarim mund t’u sjellë, në rastin më të mirë, më pak shërbime që u takojnë me ligj. Në rastin më të keq, perceptim negativ në lidhje me kërkesën e tyre për pajisje me dokumente të rregullta.

Sepse, si mund të bindet prefektura që emigranti është në rregull para institucioneve fiskale nëse nuk ka në dorë një dokument vërtetues? Rëndësi ka që deklarata të jetë kryer çdo vit dhe të jetë e ndershme, pavarësisht shumës së paguar si taksë. Dhe kjo vlen edhe sikur kjo shumë të jetë 0, siç është rasti i deklaruesve me të ardhura të ulëta.

Pse është e rëndësishme të deklaroni të ardhurat?

Në Francë, deklarimi i të ardhurave vetjake është detyrim dhe bëhet nje herë në vit. Zakonisht në muajin maj. Eshtë një proces shumë i rëndësishëm dhe shmangia prej tij, si në çdo vend tjetër, jo vetëm që perceptohet si shmangje nga detyrat qytetare kundrejt shoqërisë, nuk të jep të drejtën për të përfituar shërbime dhe ndihma shoqërore por, më e rënda, siç shpjegova më lart, mund të perceptohet negativisht nga prefektura në çastin kur shqyrton kërkesën tuaj pë ligjërim apo për pajisje me pasaportë në Francë.

Fakt mbetet që këto të vërteta të rëndësishme nuk njihen nga emigrantët pa dokumente. « Personat pa dokumente, pra pa leje të rregullt qendrimi, vazhdojnë të mos e dinë që munden, madje duhet, të deklarojnë të ardhurat e tyre. Por, ky veprim është i rëndësishëm për shumë arsye : simbolike, politike dhe, njëkohësisht, shumë konkrete »1, - deklaron në faqen e saj zyrtare GISTI (Grupimi për Informimin dhe Mbështetjen e Emigrantëve), që është, së pari një rrjet avokatësh, në mendimin tim, nga më profesionalët në Francë për këshillat juridike, falas, për emigrantët. Në faqen e tyre mund të gjeni artikuj dhe botime të hollësishme mbi këtë çështje e mbi shumë të tjera, disa prej të cilave edhe në anglisht. Për fat të keq, nuk ka asgjë në shqip.

GISTI nuk është i vetmi grupim professional që kryen vazhdimisht fushata ndërgjegjësimi dhe u këshillon fort emigratëve të deklarojnë të ardhurat e tyre në Francë. Edhe La Cimade, organizata joqeveritare emblematike për të drejtat e emigrantëve në këtë vend, deklaron të njëjtën gjë në faqen e saj të internetit. Në një artikull titulluar “Cfarë të bëni ndërsa prisni ligjësimin ? ”, ajo rreshton deklarimin e përvitshëm të të ardhurave si një nga reflekset më të rëndësishme2 për të përgatitur pajisjen me dokumente, krahas hapjes së një llogarie në bankë, ruajtjes së të njëjtës adresë, ruajtjes dhe fotokopjimit të të gjithë dokumenteve etj.

Në të vërtetë, sipas këtyre dy organizatave, deklarimi i të ardhurave është një njohje e qartë e ekzistencës në Francë së emigrantëve pa dokumente, i rolit të tyre të rëndësishëm socio-ekonomik si dhe një shenjë e qartë e vullnetit për t’u përfshirë, si çdo qytetar tjetër, në vendin ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën. Një arsye tjetër, po aq e rëndësishme, në mos edhe më tepër : Ky akt ka një vlerë garantuese në sytë e administratës franceze kur shqytohet dosja juaj për ligjërim. «…duhet ditur që, në çastin e një kërkese për pajisje me dokumente, prefektura do të shqyrtojë gjendjen fiskale të të interesuarit, duke i kërkuar të sjellë dokumente që provojnë se i ka shkyer të gjitha detyrimet ndaj Tatim-Taksave si psh: deklarata të të ardhurave, vërtetim të tatim-taksave, vërtetim të pagimit të tatim-taksave »3, -shpjegon GISTI. Pra, kur depozitoni në prefekturë kërkesën tuaj për pajisje me dokumente, duhet të keni në dosje vërtetimin zyrtar që e keni kryer deklarimin e të ardhurave. Ky vërtetim, sigurisht, ju dërgohet vetëm pasi keni bërë deklarimin përkatës. Në frëngjisht, ky dokument quhet « avis d’impôt ».

« Personat pa dokumente, pra pa leje të rregullt qendrimi, vazhdojnë të mos e dinë që munden, madje që duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre. Por, ky veprim është i rëndësishëm për disa arsye : simbolike, politike dhe, njëkohësisht, shumë konkrete »

Përveç rëndësisë politike për të dëshmuar rolin e emigrantëve në shoqërinë franceze si dhe seriozitetit para prefekturës kur kërkoni pajisjen me dokumente, deklarimi i të ardhurave dhe pajisja juaj me «avis d’impôt » është edhe diçka thellësisht praktike. « Më saktësisht, deklarimi i të ardhurave sjell lëshimin e një «avis d’impôt », dokument që kërkohet nga shumë zyra administrative dhe që është porta e hyrjes për shumë të drejta dhe ndihma shoqërore (duke filluar nga ndihma mjekësore, ndihma ligjore dhe shumë të tjera »3 , -shton GISTI.

Comment pouvez-vous déclarer aux Impôts ?

Pourquoi les immigrés qui vivent et travaillent sans papiers en France (dont des dizaines de milliers d’Albanais d’Albanie, du Kosovo et de Macédoine) ne savent-ils pas qu’ils peuvent et doivent déclarer leurs revenus ? Et qu’ils peuvent recevoir l’important document “avis d’imposition” ? L’explication est simple : cette opinion est renforcée par le fait qu’ils vivent ou travaillent sans papiers et parce que les employeurs ne les déclarent généralement pas aux institutions compétentes. Dans ces conditions, considérant qu’ils ne sont pas munis de titres de séjour/travail et travaillent “au noir”, ces immigrés pensent qu’ils ne peuvent ou ne doivent pas déclarer leurs revenus. En conséquence, ils ne peuvent pas être munis de l’avis d’imposition correspondant. Mais, juridiquement, en France, ces deux procédés ne dépendent pas l’un de l’autre.

Sipas GISTI-it, fakti që emigranti, me vullnetin e tij, po deklaron të ardhurat e krijuara nga punësimi i fshehtë, dëshmon për një lloj vetekorrigjimi të situatës, edhe në mungesë të kontratës së punës apo deklarimit nga ana e punëdhënësit. « Eshtë e rëndësishme të kuptohet që taksa-tatimet deklarohen nga vetë kontribuesi (pra, në këtë rast, nga emigranti-shënim i autores ), i cili përfiton nga korrigjimi i saktësimit ; deklarimi pra mund të bëhet edhe në mungesë të fishave të pagesës apo në mungesë të çdo lloj deklarate nga punëdhënësi »3.

Pra, e thënë shkurt, pavarësisht mungesës së këtyre dokumenteve, ju mund dhe duhet ta bëni vetë deklarimin e të ardhurave, pa patur nevojë të bashkëngjisni vertetime pagash apo kontrata pune, duke dëshmuar kështu që, personalisht, nuk po fshiheni para autoriteteve fiskale dhe detyrimeve përkatëse. Automatikisht, ju hapni rrugën që deklarata juaj të rregjistrohet nga intitucionet përkatëse si dhe që të pajiseni me të famshmen « avis d’impôt » sepse administrata nuk mund të kundërshtojë rregjistrimin e deklaratës suaj.

Selon GISTI, le fait que l’immigré, de son plein gré, déclare les revenus générés par le travail non déclaré, témoigne d’une sorte de correction de sa part, de la situation, même en l’absence de contrat de travail ou de déclaration de l’employeur. « Le fait, pour un sans-papiers, de déclarer des revenus découlant d’un emploi dissimulé constitue ainsi une sorte de rectification ; il est important d’avoir à l’esprit que les impôts sont déclarés par là ou le contribuable lui-même qui bénéficie d’une présomption d’exactitude ; la déclaration peut donc être faite même en l’absence de fiches de paie et de toute déclaration de la part de l’employeur »,3.

Në të vërtetë, sipas këtyre dy organizatave, deklarimi i të ardhurave është një njohje e qartë e ekzistencës në Francë së emigrantëve pa dokumente, i rolit të tyre të rëndësishëm socio-ekonomik si dhe një shenjë e qartë e vullnetit për t’u përfshirë, si çdo qytetar tjetër, në vendin ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën. Një arsye tjetër, po aq e rëndësishme, në mos edhe më tepër : Ky akt ka një vlerë garantuese në sytë e administratës franceze kur shqytohet dosja juaj për ligjërim. «…duhet ditur që, në çastin e një kërkese për pajisje me dokumente, prefektura do të shqyrtojë gjendjen fiskale të të interesuarit, duke i kërkuar të sjellë dokumente që provojnë se i ka shkyer të gjitha detyrimet ndaj Tatim-Taksave si psh: deklarata të të ardhurave, vërtetim të tatim-taksave, vërtetim të pagimit të tatim-taksave »3, -shpjegon GISTI.

Gjithsesi, mbani parasysh që jo të gjithë emigrantët mund të deklarojnë të ardhurat në Francë. Një nga arsyet ? Së pari, deklarimi bëhet për të ardhurat e vitië paraardhës. Pra, nëse në vitin 2022, ju nuk keni banuar më shumë se 6 muaj në Francë apo keni punuar shumicën e kohës në një vend tjetër ( përshembull keni ardhur në gusht 2022), nuk mund dhe nuk keni pse të deklaroni të ardhurat në vitin 2023. Përveç kësaj, ka edhe disa tipe të ardhurash që nuk mund/duhen deklaruar në Francë. Për një qartësim goxha shterues mbi të këtë çështje, ju ftoj të lexoni këtë botim të GISTI-it3, shoqëruar nga përditësimi i vitit 20224 ku do të gjeni shumë këshilla me vlerë në lidhje me deklarimin e parë apo të rradhës së të taksave, formularin përkatës, adresën e duhur ku duhet dërguar deklarata, si mund ta mbushni këtë deklaratë, si të bëni deklarimin përmes internetit etj.

Kurse këtu mund të gjeni, shkarkoni dhe printoni formularin 5për të deklaruar të ardhurat. Kini parasysh që, herën e parë, deklarimi bëhet në letër dhe jo përmes internetit.

Mirë se vini në Sondazh

Ishte ky artikull i dobishëm për ju?

Burimet:

1 GISTI (le dernier ajout juillet 2022). Sans-papiers et impôts : pourquoi et comment déclarer ses revenus

http://www.gisti.org/spip.php?article5070#tele

2 La CIMADE (10 mai 2022). QUE FAIRE EN ATTENDANT LA RÉGULARISATION ?

https://www.lacimade.org/publication/que-faire-en-attendant-la-regularisation/

3GISTI (le dernier ajout, juillet 2022). Sans-papiers et impôts : pourquoi et comment déclarer ses revenus

http://www.gisti.org/IMG/pdf/np_impots_2015.pdf

4 GISTI (ADDENDUM de mai 2022) à l’édition 2015 de la note pratique « Sans-papiers et impôts : pourquoi et comment déclarer ses revenus »

http://www.gisti.org/IMG/pdf/addendum_2022-05_np-impot-et-sans-papiers.pdf

5FORMULAIRE N°2042

https://www.impots.gouv.fr/formulaire/2042/declaration-des-revenus

Cet article est produit dans le cadre du projet « Migration, jeunesse et internet – 2″, avec l’appui des fonds de l’Agence française du Développement (AFD), de Gescod (Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement), et avec le soutien de l’association AMI-PLUS.

Burimet e informacionit citohen dhe, kur jepet një mendim vetjak, kjo gjë angazhon vetëm autoren.

Përmbajtja e artikujve nuk përfshin strukturat e lartpërmendura ”.

1 thought on “Sans papiers en France : Dois-je déclarer des impôts ?”

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights