Fondet e solidaritetit dhe emigrantët?

La bonne nouvelle est qu’il est encore temps de remplir le formulaire pour novembre 2020. Mais gardez à l’esprit: ne restez pas passive !

Vetëm disa ditë më parë,ne fund të janar 2021, qeveria franceze deklaroi zgjatjen e periudhës së dhënies së fondeve të solidaritetit edhe për dhjetor 2020, për punonjësit e lirë, të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël, të mesëm apo të mëdhenj. Pra, që nga 15 janari, ju keni mundësi të mbushni në linjë formularin dhe ta kërkoni këtë fond. Ai do të vazhdojë të jepet për të ndihmuar të gjitha këto kategori të përballojnë një pjesë të goditjeve të dhëna dhe që ende jepen nga pandemia e Covid-19.

Shumë emigrantë, të paktën mes atyre me të cilët kam biseduar, nuk e dinë këtë. Madje ka shumë që nuk i kanë përfituar këto fonde as për nëntorin 2020.

Pse ?

 Për shkak se lajmet qarkullojnë në frëngjisht dhe ata ende nuk e kanë marrë vesh ose nuk e kanë kuptuar. Dhe ngaqë shumë shpesh emigrantët sipërmarrës presin që kontabilistët e tyre të fillojnë procedurat vetë.

Siç, në të vërtetë, duhet të jetë.

Por ja që nuk është gjithnjë rasti pasi kontabilistët zakonisht janë shumë të ngarkuar ; ata mbajnë njëkohësisht llogarinë e shumë bizneseve, prioritizojnë klientët më të mëdhenj (dhe këtu, sipërmarrësit emigrantë nuk janë gjithnjë të fituar) ose fillojnë procedurat e përfitimi të fondeve të solidaritetit për klientët që e kërkojnë vetë një gjë të tillë. Këtu, sërish emigrantët janë të humbur pasi, siç e thashë, lajmet qarkullojnë në frëngjisht, një gjuhë të cilën emigrantët rishtarë, mes tyre edhe shqiptarët, ende nuk e flasin, lexojnë apo shkruajnë plotësisht.

Ndaj, e shkruaj këtë artikull për të ofruar sa më shumë ndihmë sepse marrja e këtyre fondeve është shumë e rëndësishme.

Lajmi i dytë i mirë është që ka akoma kohë për të mbushur formularin edhe për periudhën nëntor 2020. Por kini parasysh : mos rrini duarkryq. Nëse keni një kontabilist, kërkojani qartë t’ju bëjë veprimet e duhura. Ose përpiquni të mbushni vetë formularin. Nëse keni nevojë për ndihmë, mund të na shkruani në [email protected] ose këtu Na kontaktoni

Për të përfituar fondin e solidaritetit për dhjetor 2020, duhet të aplikoni, e shumta, deri në 28 shkurt 2021. Ndaj nxitoni!

Të rejat e viti 2021

Sipas Ministrisë franceze të Ekonomisë, Financës dhe Rimëkëmbjes " pas njoftimeve … në 14 Janar 2021, fondi i solidaritetit përjeton disa ndryshime:

  1. Të ardhurat nga shitjet në linjë dhe nga shitjet në largësi, me dërgues (për shembull shitja e picave me motor etj – shënim i autores), nuk do të llogariten në xhiron vjetore të referencës për llogaritjen e ndihmës: kjo vlen duke nisur nga muaji dhjetor 2020. (Pra, nëse nw dhjetor 2020 keni kryer njw xhiro prej 1000 eurosh nga shitjet në largësi, ju nuk do ta deklaroni këtë shumë si pjesë e xhiros së këtij muaji. Si pasojë, xhiroja mujore e deklaruar rezulton më e vogël dhe kjo rrit mundësinë që të përfitoni fondin e solidaritetit, në një shifër më të lartë – shënim i autores).
  2. Kompanitë në sektorët S1 bis entreprises des secteurs S1 bis [PDF - 171 Kb], që kanë të paktën 70% të xhiros së tyre, do të kenë të drejtën e kompensimit që mbulon 20 % të xhiros vjetore të 2019 deri në një kufi prej 200,000 € në muaj: kjo vlen për dhjetor 2020.

Ndërsa disa biznese jo-ushqimore, tashmë të mbyllura, përfitojnë nga masat mbështetëse si dhe nga fondi i përforcuar i solidaritetit , me të drejtën e zgjedhjes mes:

  • zhdëmtim të humbjes së xhiros (deri në 10,000 € zhdëmtim)
  • ose zhdëmtim prej 20% të xhiros (me tavan xhiroje deri në 200,000 € në muaj)".  https://www.economie.gouv.fr, shkurt 2021.

Kutia e Informacionit

Në artikullin vijues, do t’ju sqaroj cilat janë kushtet e përfitimit, si llogaritet shuma dhe ku të gjeni formularin përkatës.


Burimi  https://www.economie.gouv.fr, shkurt 2021

7 thoughts on “Fonds de solidarité et les immigrés?”

  1. Pingback: Les fonds de solidarité, comment les obtenir pour novembre-décembre 2020? – pro-ide

  2. Pingback: Google

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights