Azili, si të bëni kërkesën në prefekturë?

artikullin e mëparshëm, fola për fazën e parë, para-regjistrimin, e kërkesës për azil në një Platformë të Pritjes për Azilkërkuesit (PADA në frëngjisht) ose në një Strukturë të Parë të Pritjes për Azilkërkuesit (SPADA në frëngjisht). Aty do t’ju jepet një letër ku figuron thirrja për të shkuar në takimin ku do të regjistroni kërkesën për azil. Ky takim bëhet në një sportel i cili quhet Sporteli i Vetëm dhe i Posaçëm për Azilkërkuesit (GUDA në frëngjisht). Mund të shkoni te GUDA vetëm nëse e keni këtë letër. Pra, ju vetë, pa të, nuk mund të shkoni tek adresa përkatëse dhe të kërkoni që të përfundoni procesin e regjistrimit. Mënyra e vetme është të shkoni së pari në PADAn ose SPADAn të prefekturës tuaj ku pononjësit do të marrin takimin për ju dhe do t'ju japin thirrjen me të gjitha të dhënat e duhura.

Deri në ditën e takimit…

Normalisht, ky takim duhet t'ju jepet mjaft shpejt, brenda 3 deri 10 ditësh sepse vetëm gjatë këtij takimi mund të përfitoni shërbimet që ju nevojiten aq shumë: strehim, ndihmë financiare etj. Por unë personalisht kam njohur dhjetëra emigrantë, kryesisht shqiptarë , të cilëve u është dashur dhe ende u duhet të presin me javë, në mos muaj, para se të kalojnë në sportelin e GUDA. Shoqatat franceze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe në veçanti ato për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, kanë denoncuar dhe vazhdojnë të denoncojnë këtë vonesë e cila e bën jetën e emigrantëve jashtëzakonisht të vështirë. Sidomos në lidhje me strehimin; Derisa t'ju ofrohet ky shërbim në GUDA, shpesh më e mira që mund t'ju ofrohet në Francë është strehimi emergjent. Kryesisht i vendosur brenda ish-kazermave ose në çadra, në kushte shumë të vështira jetese, edhe ky lloj strehimi mund të ofrohet vetëm nëse ju ose një mik telefononi rregullisht në numrin 115, çdo ditë.

 Alors, essayez de contacter un proche ou des amis (que vous pourriez avoir) en France, afin de faire face à cette période très difficile pour un immigré, mais surtout s’il est Albanais ou Kosovar. Pourquoi les Albanais et les Kosovars? Parce que l’Albanie et le Kosovo sont définis comme des pays « sûrs » qui ne sont pas en guerre, qui ne connaissent pas de graves catastrophes naturelles etc. Par conséquent, les immigrés de ces pays sont placés automatiquement en procédure accélérée. Selon de nombreux juristes et organisations de la société civile, il s’agit d’une procédure défavorable, qui crée espace pour un examen rapide et superficiel (Eric Tigoki1 2020).

Ku mund ta gjej GUDA-n?

Me letrën e PADA-s në dorë, në datën dhe orën e caktuar, duhet të shkoni në GUDANë këtë sportel, të gjitha departamentet përkatëse të prefekturës dhe të Zyrës Franceze për Integrim dhe Imigrim (OFII në frëngjisht), janë bashkuar në një, për më shumë lehtësi ; prefektura është përgjegjëse për azilin, ndërsa OFFI është përgjegjës për procedurat e imigracionit. Në të gjithë Francën metropolitane (kështu quhet Franca që gjendet në Evropë, me përjashtim të asaj të përtejdetit), ka gjithsej 34 sportele të këtij lloji.

Këtu, keni adresën e secilit, sipas prefekturës që ju intereson.

Për Nancy dhe më gjerë, për të gjithë Lorenën, duhet të shkoni në prefekturën Metz sepse GUDA përkatëse ndodhet në 9 Place de la Préfecture, 57000 Metz.

Rëndësia e të shkuarit në këtë takim është jetike për ju. Jo vetëm për të përparuar zyrtarisht me procedurën e azilit, por edhe për të përfituar shërbimet e parashikuara nga ligji. Kështu që jini në kohë dhe planifikoni udhëtimin tuaj paraprakisht: kontrolloni adresën në harta ose Google Maps, shikoni me kujdes planin e udhëtimit (trenat, autobusët, stacionet) të dhënë nga PADA ose SPADA në takimin e mëparshëm! Llogaritni çmimin e biletave dhe sigurohuni që keni para për t’i blerë - ky është një shërbim që nuk mbulohet nga shteti francez. Nëse nuk shkoni ose nuk jeni i përpiktë, mund të humbisni takimin dhe do t'ju duhet shumë kohë dhe energji për të caktuar një tjetër. Të gjitha këto janë probleme të panevojshme që e përkeqësojnë edhe më tej gjendjen tuaj, e cila tashmë, nuk është aspak e lehtë. Ju duhet të njoftoni, nëse është e zbatueshme, çdo ndryshim të adresës tuaj, në prefekturë, me anë të një letre rekomande.

Referencat

1Eric Tigoki, (maj 2020). Vendosja e azilkërkuesit në procedurë të përshpejtuar. Village de la Justice. 

https://www.village-justice.com/articles/placement-demandeur-asile-procedure-acceleree,35121.html

*Cet article est produit dans le cadre du projet « Migration, jeunesse et internet ». Il a été rédigé par Elda Spaho Bleta, bénévole au sein du groupe local Oxfam de Nancy, qui a porté la plus grande attention aux informations données. Les sources des informations sont citées, et lorsqu’un avis personnel est donné, il n’engage que la rédactrice. Si malgré son attention, une erreur s’était glissée dans le document, n’hésitez pas à le lui signaler en écrivant à [email protected]. Cet article est publié avec l’appui des fonds de l’Agence française du Développement et du Grand Est Solidarités et Coopérations pour le Développement et avec le soutien d’Oxfam France. Le contenu des articles n’engage pas les structures précédemment nommées.

1 thought on “Asile, comment demander en préfecture?”

  1. Pingback: Asile : choix de la langue & empreintes digitales - pro-ide

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights