“U largova nga Irani një të premte, për të qëndruar gjallë…”

Duart e Helenës Foto e Athénaïs LACHAT

Ajo u rrit në një mjedis të dhunshëm. Tashmë avokate, Helena është ende e tmerruar nga babai i saj. Që në fillim të jetës, ai e keqtrajton, bashkë me nënën e saj. E ëma, nuk duron dot më dhe largohet nga shtëpia kur Helena është vetëm një vajzë e vogël. Ky largim i lë terren të hapur të atit, i cili e detyron të ndërpresë studimet për të punuar. Helena tregon se ai ishte në borxh dhe e përdor për të fituar para. E detyron të "punojë" me një mik të vetin, një burrë 37-vjeçar i pasur dhe me ndikim.