Informim

Artikuj

Informim

Blogu është zemra e platformës sonë

Premtimi ynë i dytë, pas atij të cilësisë së lartë, është ky: nuk do të botojmë asnjëherë të dhëna që nuk i shërbejnë informimit mbi të drejtat e njeriut. Çdo rresht i këtij websajti do t’i kushtohet shpërndarjes së një informacioni të nevojshëm, të besueshëm, të verifikueshëm, në mënyrë lehtësisht të aksesueshme. Pra, do të jetë një komunikim me qëllim rritjen e përfitimit të të drejtave, kulturës dhe përgjegjësisë shoqërore. Kjo nuk është një platformë lajmesh, por informimi praktik. Blogu është zemra e uebsajtit tonë. Do të botojmë rregullisht shkrime, gjithnjë në 3 gjuhë, mbi procedurat e ndryshme ligjore të emigracionit në Francë dhe mbi veçantitë e jetës në këtë vend. Si aplikohet për një leje qendrimi? Kur mund të punohet? Ku ? Si mund të rregjistrohen fëmijët në shkollë ? Cila është procedura e kërkimit të azilit ? Ku të mësojmë online frëngjisht ? Si ? Kur mund të vizitojmë muze dhe galeri falas ? Si mund të bëhemi pjesëtarë të shoqatave në Nancy dhe Grand-Est ? Çfarë shërbimi mjekësor përfitoj? Ku të kërkoj ndihmë ligjore falas? Pyetjet janë pa fund sepse emigracioni është i ndërlikuar. Nga ana tjetër, shteti francez ka për të një kuadër të hollësishëm ligjor, që duhet shpjeguar mirë. Për më tepër, ne jemi tërësisht të hapur ndaj nevojave tuaja. Ju mund të na drejtoni çfarëdo lloj pyetjeje që mund të keni duke e dërguar përmes rubrikës « Na kontaktoni », në fund të faqes kryesore, djathtas.

"Ne kurrë nuk do të botojmë të dhëna që nuk i shërbejnë të drejtave të njeriut."
sqAlbanian
Verified by MonsterInsights