Edona: Për 51 euro më pak…

“Covid-19 zbuloi fytyrën e vërtetë të njeriut për të cilin hoqa dorë nga gjithçka”. Në moshën 56-vjeçare, Edona1 vendosi të largohej nga vendlindja për t'u bashkuar me bashkëshortin e saj, i cili jetonte dhe punonte legalisht në Francë prej vitesh. Vendimin, mbi te gjitha, e mori për t’i siguruar një jetë normale familjare djalit te saj 13-vjeçar, me të cilin u largua nga Shqipëria. Ishte viti 2017. Pas një rrugëtimi të vështirë, pa vizë por me shumë shpresa, ligjesimi nuk vjen. Per pasoje, ajo nuk mund të punojë në Francë, në nje qytet te vogël diku në Grand Est, ku jeton me familjen. “Çdo fije floku në kokën time përfaqëson sa herë jam penduar që kam ardhur këtu”,- shton Edona.