Përvojë e pasur në Francë
Advokaci
për të Drejtat e Njeriut
Përkthime, informim. Por edhe shërbime profesioniste komunikimesh dhe advokacie sepse ky websajt është ideuar dhe drejtohet nga Elda Spaho Bleta, gazetare dhe eksperte në komunikime dhe advokaci në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan dhe në Francë që prej vitit 2001. Nëse ju keni nevojë t’u flisni emigrantëve në një gjuhë dhe në një formë që ata e kuptojnë, në mënyrë që të jeni më frytdhënës në projektet dhe përpjekjet tuaja, atëherë jeni në duart e duhura. Sepse ne ju ofrojmë një gërshetim të plotë të përvojës në Francë me përvojën nga vendet burime të emigracionit. Ne dimë t’ju shpjegojmë dhe t’ju propozojmë produkte dhe shërbime të përshtatura për kontekstin francez, parë me sytë e emigrantëve. Ne kuptojmë dhe flasim te dyja këto “gjuhë”. Por oferta jonë në komunikim nuk kufizohet vetëm në fushën e emigracionit: ne ideojmë strategji të personalizuara komunikimi dhe advokacie, fushata ndërgjegjësimi dhe angazhimi qytetar, trajnime mbi aftësitë e komunikimit, trajnime mbi të drejtat e emigrantëve, ngritje dhe fuqizim të komuniteteve online dhe atyre në terren, studime vlerësimi, monitorime online me variabla cilësore dhe sasiorë, fact-sheet, policy papers, artikuj për web, artikuj për median e shkruar, analiza të hollësishme, foto-reportazhe, broshura, fletëpalosje, afishe etj. Përvec konceptimit, ne ofrojmë edhe dizajnin dhe printimin e tyre. Pra, ne ofrojmë produkte dhe shërbime me cikël të përfunduar, që nga ideimi deri tek dhënia gati në dorën tuaj.
Ne ideojmë strategji të personalizuara komunikimi dhe advokacie, fushata ndërgjegjësimi dhe angazhimi qytetar.